LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kërkesa e SBASHK-ut kushton 2.9 milionë euro në muaj, nuk paraqet asnjë problem në buxhetin e shtetit

Hoti: Kërkesa e SBASHK-ut kushton 2.9 milionë euro në muaj, nuk paraqet asnjë problem në buxhetin e shtetit
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se kërkesa e Sindikatës së Arsimit (SBASHK) kushton vetëm 2.9 milionë euro në muaj dhe se nuk paraqet asnjë problem në buxhetin e shtetit.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se për mosrealizimin e projekteve kapitale nga ana e Qeverisë së Kosovës, tashmë bilanci bankar ka arritur në 600 milionë euro.


“Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, shkruan Hoti, përcjell Telegrafi.

Ish-kryeministri i Kosovës po ashtu ka treguar se Qeveria kishte ndarë rreth 6 milionë euro për paga për punëtorët e larguar nga Telekomi.

“Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/