LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ka rënie të rasteve të trafikimit me njerëz

Hoti: Ka rënie të rasteve të trafikimit me njerëz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, me moton “Mos hesht! Bëj diçka, ndal trafikimin me njerëz!”, tha se trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë.

Hoti tha se në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.


“Padyshim se trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë, pasi kjo çështje është në thelb të vet ekzistencës së qenieve njerëzore që i lëkund themelet e shoqërive demokratike dhe themelet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Sipas tij, trafikimi me njerëz i lëndon viktimat në rend të parë, por i lëndon edhe shoqëritë, kufijtë e shteteve tona, i dëmton ekonomitë tona.

“Në anën tjetër forcon krimin e organizuar, i bën ato struktura më të fuqishme që të vazhdojnë këto aktivitete ilegale”, tha kryeministri Hoti, duke potencuar se ekziston një kornizë e plotë ligjore për luftimin e kësaj dukuri negative, por edhe masat konkrete që kanë ndërmarrë institucionet tona, gjithmonë të harmonizuara plotësisht me ligjet dhe praktikat e BE-së.

Duke iu referuar statistikave të viteve të fundit, Hoti tha se në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.

“Rekomandimet që kemi marrë nga mekanizmat vlerësues ndërkombëtarë për institucionet tona, kanë quar në përgatitjen e planeve të punës dhe veprimeve konkrete në luftimin e kësaj dukurive, andaj sot përgëzojë Policinë e Kosovës dhe të gjitha strukturat që kanë qenë të përfshira në luftimin e kësaj dukurie, organet e rendit dhe të ligjit, të drejtësisë, prokurorinë, gjykatat, shërbimet sociale dhe gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar që nga parandalimi, luftimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit”, tha ai, duke shtuar se është i nevojshëm një koordinim i plotë institucional kundër kësaj dukurie negative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori