LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ishte vështirë të rivendosen marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në

Hoti: Ishte vështirë të rivendosen marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e gjashtë të dy qeverive, Kosovë–Shqipëri ka thënë se Kosova duhet të shihet si kontribuues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Hoti tha se duhet të punojnë në arritjen e objektivave dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.


Sipas tij, në tre muajt e fundit Kosova ka pas shumë vështirësi në vendosjen e marrëdhënieve me partnerët, SHBA-në dhe BE-në.

“Në fushën e politikës së jashtme nuk mund ta falënderojmë sa duhet Shqipërinë për mbështetjen që e kemi pas në konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këto tre muaj kemi pas mjaft sfidë me diplomacinë tonë, kemi pas vështirësi për të rivendos marrëdhëniet tona që kemi pas natyrshëm me BE dhe SHBA, e cila ishte lënduar kohëve të fundit. Si Qeveri duhet të shihemi si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe të punojmë së bashku në arritjen e objektivave dhe me një marrëveshje përfundimtare me fqinjin tonë”, ka thënë ai.

Rama: Liberalizimi i vizave për Kosovën, peng i logjikës elektorale të BE-së

Tutje kryeministri Hoti theksoi se Kosova mbetet si vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave.

“Mbetemi vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Po mundohemi që në kërkesën tonë të mos e shajmë BE-në por të tregojmë vendosmërinë tonë për arritjen e kritereve”, tha Hoti.

Kryeministri foli edhe për marrëveshjen e arritur në SHBA, ku tha se me të drejtë po cilësohet si marrëveshje historike.

“Është krijuar një momentum i ri në rajon. Me të drejtë kjo marrëveshje po cilësohet si historike dhe i gjithë spektri politikë do ta ketë të qartë për rëndësinë e këtij hapi të madh. Kjo marrëveshje ka sjell një njohje të re për Kosovën, e cila është tepër e rëndësishme për gjeopolitikën. Procesi i dialogut mbetet sfidë për Kosovën. Falënderoj kryeministrin Rama që vazhdimit çon mesazhe të qarta për këtë temë. Disa tema që i kemi hapur në Bruksel janë kornizuar”, tha tutje Hoti.

Ndërkaq, ai ka folur edhe për strategjinë zhvillimore në Kosovë.

“Kemi filluar përgatitje për të nxjerr strategjinë zhvillimore dhjetë vjeçare 2021-2030. Po punojmë fuqishëm në planin e investimeve për pesë vitet e ardhshme. Presim mbështetje nga partnerët tanë nga BE-ja. Siç është investime në infrastrukturë hekurudhore, në fushën e energjisë, në sjelljen e gazit në Prishtinë, etj”, ka thënë Hoti.

Kryeministri i Kosovës po ashtu tha se edhe Kosova është përball dhe po përballet me pandeminë, COVID-19.

Ai tha se Kosova ka një rënie ekonomike më të vogël në raport me parashikimin e muajit qershor.

“Po kalojmë nëpër një kohë të veçantë për shkak të pandemisë, e cila përveç që ka marr jetëra qytetarësh ka ndërruar rrënjësisht jetën tonë dhe në të ardhmen. Është prekur sistemi jonë shëndetësor dhe jemi vënë në provë në shumë drejtime. E them me përgjegjësi se në rastin tonë po e shohim një organizim të mirë nga Ministria e Shëndetësisë dhe me bashkëpunim të vendeve në rajon. Është dashur të organizojmë krejt kapitalin tonë. Kemi krijuar një partneritet të veçantë me bizneset. Mund të them se kemi një rënie ekonomike për minus 1 deri 3 për qind nga parashikimi që kemi pas në qershor minua 11 për qind. Po ashtu kemi krijuar një pako emergjente ekonomike”, tha ndër të tjera Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori