LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Me investimet në sport fuqizojmë potencialin e të rinjve

Hoti: Me investimet në sport fuqizojmë potencialin e të rinjve

Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten gjatë një vizite në Stadiumin e qytetit të Mitrovicës, se nëpërmes investimeve në sport do të fuqizojmë potencialin e të rinjve për të shfaqur talentët tanë kudo në botë.

“Kosova ka talentë të mrekullueshëm të fushave të ndryshme sportive. Ne kemi investuar dhjetëra milionë euro në infrastrukturën sportive dhe do të investojmë edhe qindra milionë të tjerë për ta kompletuar infrastrukturës në tërësi. Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë. Ata kanë dëshmuar rezultate kulminante në disa disiplina, dhe do t’i përkrahim edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Hoti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.


Kandidati për kryeministër ka thënë se pasuria më e madhe e vendit janë të rinjtë, të cilët në dy vitet e kaluara kanë qenë prioritet gjatë ndarjeve buxhetore dhe do të përkrahen edhe më shumë në të ardhmen.

Hoti i shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka biseduar me sportistët në Mitrovicë dhe u ka shpalosur programin e tij për zhvillimin e sportit.

Ai ka thënë se Stadiumit Olimpik në Mitrovicë është në fazën finale të kryerjes së punimeve dhe shfaqi shpresën se shumë shpejt do të jetë gati për garat ndërkombëtare.

“Programi ynë i përkrah të gjitha federatat e sporteve pa përjashtim duke u siguruar atyre të kenë buxhetin e mjaftueshëm për të i mbështetur kuadrot dhe talentet e reja në këtë fushë”, ka thënë Hoti.

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori