LAJMI I FUNDIT:

Hoti ia kthen Ahmetit: Ti je ai që po e pengon blerjen e autobusëve (Video)

Hoti ia kthen Ahmetit: Ti je ai që po e pengon blerjen e autobusëve (Video)

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit i cili akuzoi Hotin dhe kryeministrin Mustafa për pengim të blerjes së 51 autobusëve.

Hoti përmes një video ka sqaruar se ku qëndron problemi rreth blerjes së autobusëve.

“Kam sqaruar disa herë publikisht, më vjen keq që është krijuar ky perceptim i panevojshëm në publik. Komuna e Prishtinës kërkon garancion shtetëror për kredinë që dëshiron ta marrë për trafikun urban, për blerjen e autobusëve. Ligji për borxhet publik është shumë i qartë në kërkesat që ka për të lëshuar këtë garancion nga ana e qeverisë dhe se duhet vendim nga Kuvendi i Komunës ku komuna pajtohet që në rast se trafiku urban nuk arrin të kthejë kredinë atëherë Ministria e Financave dhe Qeveria mund të tërheqin drejtpërdrejt nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe kjo është kërkesë ligjore nuk është diskrecion i qeverisë është kërkesë në ligjin për borxhin publik”, ka thënë ministri Hoti.

Ai ka shtuar se këtë çështje do dërgojnë vetë dhe do të kërkojmë nga Kuvendi plotësimin e këtij kushti ligjor dhe qeveria do të procedojë garancionin për këtë marrëveshje të huas në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka potencuar se Kryetari i Prishtinës gjithashtu e di që ky garnacion duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave që partia prej nga vjen Shpend Ahmeti nuk ka marrë pjesë prej shtatorit të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës si dhe ka penguar funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës ndërkohë që tash po kërkon që të votohet një marrëveshje që është e Komunës së Prishtinës./Telegrafi/