LAJMI I FUNDIT:

Hoti flet për incidentet në zgjedhjet e LDK-së: Raste të izoluara që nuk janë në kulturën e partisë (Video)

Hoti flet për incidentet në zgjedhjet e LDK-së: Raste të izoluara që nuk janë në kulturën e partisë (Video)

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për “Përballje ditore”, ka folur për procesin e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe incidentet që kanë ndodhur në disa nëndegë dhe degë të zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik. Hoti i ka quajtur këto raste si të izoluara dhe që nuk janë në kulturën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Përleshjet në LDK, reagon Isa Mustafa - tubimet tona po i prishin njerëz të partive tjera
Lexo po ashtu Përleshjet në LDK, reagon Isa Mustafa - tubimet tona po i prishin njerëz të partive tjera

“Ka incidente të caktuara siç ka ndodhur në Mitrovicë, në kuvendin zgjedhor të një nëndege të Mitrovicës, ku kam marrë pjesë në fillim të punimeve të Kuvendit  dhe më pas nuk ka pasur dakordim se si të procedohet tutje, unë e kam lëshuar mbledhjen dhe më pas ka pasur një incident pasi që unë e kam lëshuar mbledhjen, edhe në Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje e tillë. Por këto janë raste të izoluara nuk janë normë e zhvillimit të brendshëm të zgjedhjeve të LDK-së, unë përçoj edhe një herë mesazhin e kryesisë së LDK-së tek të gjithë ata aktivistë që janë në proces zgjedhor në degë e nëndegë të caktuara që të tregojnë kulturën e LDK-së, nuk ka vend në LDK për sjellje të tilla, nuk janë në natyrën tonë”, ka thënë Avdullah Hoti gjatë intervistës për Telegrafin.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com/ Foto: Ridvan Slivova

Hoti theksoi se askush nuk mund të imponohet në struktura të LDK-së përmes këtyre formave, duke shtuar se më këto raste është duke u marrë kryesia e partisë.

Përleshje në mbledhjen e LDK-së në Vranjevc, disa persona të arrestuar
Lexo po ashtu Përleshje në mbledhjen e LDK-së në Vranjevc, disa persona të arrestuar

“Kryesia qendrore është duke u marrë më këto raste, ne kemi themeluar një komision për ankesa, me nënkryetarët e partisë me sekretarin e partisë dhe dy kryetarët të komunave të cilat janë duke u shqyrtuar këto ankesa dhe besoj që janë duke marrë vendime meritore se si të procedohen këto raste”.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së tha se ka shumë interesim të anëtarëve të LDK-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme, dhe se procesi i zgjedhjeve është duke shkuar mirë në vendet tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori