LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Buxheti i 2023-së do të jetë 300 milionë euro më pak, shkak inflacioni prej rreth 20 për qind

Hoti: Buxheti i 2023-së do të jetë 300 milionë euro më pak, shkak inflacioni prej rreth 20 për qind
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me Projektbuxhetin e vitit 2023.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook, thekson se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 300 milionë euro më pak, krahasuar me vitin 2022, për shkak të inflacionit prej rreth 20 për qind.


“Për shkak të inflacionit prej rreth 20 për qind për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro)”, shkruan Hoti.

Sipas ish-kryeministrit, për të ardhur në këtë përfundim, ka kërkuar që të krahasohen sasia e mallrave të blerë brenda dy viteve.

“Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, përfundon ai. /Telegrafi/