Boeing ka zbuluar aeroplanin e ri Boeing 777X që kapë vlerën e 442.8 milionë dollarëve, dhe konsiderohet si njëri nga aeroplanët më luksoz në botë.

Kompania ka prezantuar konceptin e këtij aeroplani që çdo person në botë ëndërron të udhëtojë me të, për faktin se ka luks të pafund dhe për ndërtimin e enterierit janë përdorur materiale të shtrenjta, transmeton Telegrafi.


2 46

Për dallim nga aeroplanët tjerë ku pasagjerët detyrohen gjatë gjithë udhëtimit të qëndrojnë të ulur, në Boeing 777X mund të bëni një sy gjumë në dhomat luksoze.

3 42

Por, kjo nuk është e tëra, aty janë tualetet, dollapët për rroba, dhe sallat për konferenca. Në shikim të parë ngjason me një hotel me pesë yje.

4 28

Në treg do të jenë të disponueshëm dy modele BBJ 77-8 dhe BBJ 777-9. BBJ 777-8 do të mund të fluturojë 21,570 kilometra dhe brenda do të ketë një hapësirë prej 302 metra katrorë.

5 23

Kurse BBJ 777-9 do të jetë paksa sa i përket enterierit - 342 metra katrorë, por rrezen e fluturimit më të  shkurtër - 20,370 kilometra. /Telegrafi/

6 18