LAJMI I FUNDIT:

Honda Pilot 2023 fillon prej 40,445 mijë dollarë

Honda Pilot 2023 fillon prej 40,445 mijë dollarë

Honda Pilot është një SUV shumë i njohur, kështu që kur del në treg një gjeneratë e re, njerëzit e vënë re.

Viti 2023 shënon gjeneratën e katërt të transportuesve dhe tani kemi pjesën e fundit të enigmës: Çmimet. Dhe ka një lajm të mirë për blerësit, sepse çmimi është vetëm pak më i lartë kundrejt gjeneratës së mëparshme, transmeton Telegrafi.

Modeli më i lirë i Honda Pilot 2023 fillon nga 40,445 mijë dollarë. Kjo ju jep modelin Pilot Sport me lëvizje me rrota të përparme (FWD) dhe është një rritje prej 1,070 dollarësh kundrejt modelit të vjetër Pilot Sport.

Megjithatë shtimi i lëvizjes me të gjitha rrotat (AWD) rrit çmimin fillestar në 42,545 dollarë. Të gjitha çmimet e listuara përfshijnë edhe tarifën e Honda-s të destinacionit prej 1,295 dollarë.

Në anën tjetër të spektrit, Honda Pilot Elite 2023 shërben si SUV-i kryesor me një çmim fillestar prej 53,325 dollarë.

Në kutinë e mëposhtme janë të listuara çmimet e të gjitha modeleve.

Pilot Sport i nivelit fillestar ofron një V6 3.5 litra me 285 kuaj fuqi (213 kilovat), duke dërguar fuqinë në rrotat e përparme përmes një transmetimi automatik me 10 shpejtësi. Një ekran info-argëtues 7 inç me funksionalitetin Apple CarPlay / Android Auto, sediljet e përparme me ngrohje dhe rrotat 20 inç janë gjithashtu standarde në Pilot të nivelit më të ulët. /Telegrafi/