LAJMI I FUNDIT:

Homoseksualiteti

Homoseksualiteti

Nuk ka asnjë provë që tregon se homoseksualiteti është gjenetik dhe nuk ka asnjë kërkim që ta dëshmojë këtë. Vetëm media dhe shtypi dhe disa kërkues pa reputacion e thonë këtë gjë. (Jeffrey Satinover)


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Një mënyrë tjetër e përmbushjes së nevojave seksuale, e cila kohët e fundit po përvetësohet në Perëndim, është edhe marrëdhënia seksuale ndërmjet personave të së njëjtës gjini, gjegjësisht homoseksualiteti (i cili sipas definicionit, e përfshin edhe lesbianizmin).

Kur themi se po ka prani në shoqëritë liberale, nuk nënkuptojmë aspak se homoseksualiteti është një fenomen i shekullit të 20-të. Por ka një dallim ndërmjet të kaluarës dhe epokës së sotme.

Në të kaluarën, homoseksualiteti konsiderohej ves i shëmtuar seksual, ndërkohë që sot konsiderohet (i natyrshëm) dhe madje rezultat i një (prirjeje të lindur). Të gjitha fetë e shpallura si Judaizmi, Krishterimi dhe Islami kanë pasur një front të përbashkët kundër kësaj sjelljeje seksuale. Në Bibël dhe në Kur’an, kjo sjellje është dënuar qartësisht. Përse është aq i rreptë Islami kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e palejuara seksuale dhe për homoseksualitetin? Sikur Islami të mos e lejonte përmbushjen e nevojave seksuale në mënyra të lejuara, atëherë mbase do të mund të thuhej se Islami është tepër i ashpër. Por kur shohim se Islami e ka lejuar përmbushjen në mënyrë të lejuar të nevojës seksuale, nuk mund të pritet tolerancë për ndonjë sjellje perverse.

Homoseksualët konsiderohen një nga grupet më të rrezikuara nga sindroma AIDS. Kjo tregon se natyra nuk e ka pranuar si normale këtë sjellje seksuale në mesin e njerëzve. Homoseksualëve u thuhet shpesh se për të qenë të sigurt në marrëdhëniet e tyre, duhet të përdorin kondorë. Nëse homoseksualiteti pa kondomë nuk është një lloj i sigurt seksi, si mund ta pranojmë si të natyrshëm.

Degradimi moral është shumë i qartë në trendin aktual ku disa kisha të krishtera janë të gatshme të pranojnë modifikime të vlerave morale biblike, në mënyrë që t’u bëhet qejfi atyre që duan t’i arsyetojnë sjelljet e tyre imorale.

Grupet e tilla kërkojnë madje që edhe shkollat publike ta ndryshojnë definicionin e tyre të familjes, që ky të jetë i përshtatshëm me stilin e tyre të jetesës. Transvestitët janë njerëz që duan të vishen si gjinia e kundërt. Shpesh bëhet fjalë për burra që vishen si gra. Por ata nuk janë detyrimisht homo, bi apo hermafroditë transseksualë. Në shoubiznesin përdoren terma artistikë si psh. Drag Queens dhe Drag Kings. Njerëzit interseksualë mbas lindjes nuk kane një pjesë të tyre mashkullore apo femërore për t’u identifikuar, si psh. një i porsalindur ka të dyja organet gjenitale. Në këtë rast përdoret termi dygjinor.

Përveç kësaj, ka edhe terma të tjerë: ekzistojnë njerëz aseksualë, që nuk kanë asnjë lloj dëshire apo ndjenje seksuale. Të tillë quhen njerëzit që nuk duan të ndikohen nga modelet tipike dhe që janë të mendimit se çdo njeri duhet të vendosë vetë për identitetin e tij.

Në lidhje me identitetin e gjinisë, kjo do të thotë se ka shumë gjini si transgenderë, interseks, lesbike, gei, biseksualë, heteroseksualë. Shumë njerëz ndryshojnë rolet dhe dëshirat e tyre, edhe orientimet seksuale mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Për shembull një burrë homoseksual mund të jetë seksualisht tërheqës si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat ose një femër heteroseksuale mund të kuptojë mbas njëzet vjetësh martese me një burrë, se është lesbike.

Çfarë thonë predikuesit fetarë për homoseksualitetin?

Ne duhet të dallojmë midis besimit dhe përfaqësuesve publikë të feve. Pothuajse të gjitha fetë publike kanë probleme me seksualitetin e në veçanti me homoseksualitetin. Me shekuj i ndiqnin dhe i vrisnin burrat gei dhe gratë lesbike në emër të besimit dhe të Zotit. Shumë fe dhe sekte fetare nuk e pranojnë edhe sot homoseksualitetin. Në disa shtete homoseksualiteti përndiqet akoma, lesbiket dhe geit i fusin në burg ose i ekzekutojnë. Por në qoftë se Zoti më ka krijuar kështu siç jam, si mundet atëherë dashuria ime për të njëjtën gjini të jetë një mëkat? Kësaj pyetjeje duhet secili apo secila t’i përgjigjet vetë.

Për anëtarët aktivë të një drejtimi fetar, sidomos për të rinjtë, mund të jetë sprovim i vërtetë që mund ta ndajë besimin e vet dhe drejtimin seksual. Kisha katolike si dhe përfaqësues të islamizmit e shohin homoseksualitetin shumë negativ dhe marrin si shembull Biblën apo Kur’anin. E njëjta gjë ndodh te judët. Por, duke lexuar me kujdes, në kundërshtim me ketë, duket qartë se Bibla, Kur’ani apo Thora nuk e mallkojnë homoseksualitetin. Kjo është gjithmonë çështje interpretimi por varet gjithashtu se kush është ai që mbizotëron pushtetin e interpretimit.

Megjithatë në të gjitha fetë ka edhe forca liberale dhe shoqata besimtarësh që e jetojnë drejtimin e tyre fetar dhe seksual në harmoni. Kisha evangjeliste dhe ajo katolike e vjetër kanë filluar vitet e fundit të eliminojnë shumë paragjykime dhe mundohen publikisht të integrojnë në sinagogat e tyre besimtarët lesbikë dhe gei. Te budizmi, tema seksuale është tabu. Edhe pse kreu i budizmit tibetian, Dalai Lama, mundohet për të drejtat e homoseksualeve, ekzistojnë edhe shtete budiste në të cilat homoseksualiteti dënohet.

Hinduizmi kundrejt homoseksualitetit ka në përgjithësi një qëndrim shumë tolerant. Në lidhje me këtë flitet nëpër librat e vjetër për “seksin e tretë”. Megjithatë te Hindusët homoseksualiteti është i ndaluar, kjo edhe për shkak se kështu e kanë urdhëruar dikur ligjet e fuqive koloniale britanike.

Në vitin 2006, psikologia Meredith Chivers bëri një eksperiment, ku u shfaqi meshkujve dhe femrave homoseksualë dhe heteroseksualë video të ndryshme seksuale. Videoincizimet përmbanin një gamë të gjerë të ndryshme seksi/erotike si: mashkull-femër, mashkull-mashkull, femër-femër, mashkull që masturbon veten, femër që masturbon veten. Një psikologe arrin të shpalosë edhe incizime të majmunëve (bonabove) duke bërë seks. Të gjitha këto subjekte erotike kishin një panel ku tregonin se sa të eksituar ndiheshin. Hulumtimi ishte publik dhe organi gjenital ishte i lidhur me një aparat, i quajtur Pletismograf, i dizajnuar për të matur ritmin e qarkullimit të gjakut në organet gjenitale, një tregues i besueshëm që trupi është gati për seks/dashuri si një detektor erotik.

Chiversi arriti të parashikonte se si meshkujt homoseksualë dhe heteroseksualë ishin të parashikueshëm. Ata eksitohen nga ato që parashikonin. Meshkujt heteroseksualë reagonin ndaj çdo imazhi me femra të zhveshura, por nuk kishin asnjë reagim kur shikonin vetëm meshkujt në ekran. Meshkujt homoseksualë ishin po ashtu, të parashikueshëm, megjithëse të zhvendosur në sjellje dhe në mendime. Duket se homoseksualët treguan në panel atë që tregohej në qarkullimin e gjakut. Aparati i vendosur në organet gjenitale zbulon se meshkujt paralelisht/njëkohësisht mund të mendojnë me dy kokat për të njëjtën gjë.

Nga ana tjetër, femrat janë model i enigmës/ëndrrës, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual. Për shumicën e tyre gjilpëra e aparatit Plestismograf reagonte ndaj çdo imazhi. Nuk ishte me rëndësi a shikon mashkull-mashkull, femër-femër. Por, ndryshe nga meshkujt, shumë nga femrat raportuan në panelet e tyre që nuk ishin të eksituara. Kjo mospërputhje midis asaj që femrat përjetojnë në nivelin fizik dhe asaj çka ato regjistrojnë me vetëdije është tamam diferenca që parashikon teoria e diferencës së plasticitetit erotik.

Ia vlen të thuhet se sa ka kaq shumë femra që raportojnë se nuk kanë asnjë interes për seks ose kanë vështirësi në përjetimin e orgazmës. Popujt mangaias të ishullit COOK, të rinjtë i inkurajojnë të trajnohen të bëjnë seks me njëri-tjetrin që djemtë e rinj të mësohen ta kontrollojnë veten dhe të jenë krenarë për kënaqësitë që mund t’i ofrojnë një femre.

Në Indinë Qendrore krijohen konvikte për adoleshentët, i quajnë Ghotuls, ku të rinjtë janë të lirë të flenë me njëri-tjetrin larg prindërve. Në Ghotuls, të rinjtë inkurajohen të eksperimentojnë me partnerë të ndryshëm sepse quhet e padrejtë të lidhesh ngushtë me një partner të vetëm në këtë fazë të jetës. Eksperti i famshëm John Harvey Kellogg, konsiderohet si një nga edukatorët më të shquar të seksit. Si mjek pretendonte që kishte autoritet moral për të udhëzuar prindërit se si duhej bërë edukimi seksual i fëmijëve. Ai gjatë muajit të mjaltit, në vitin 1888, shkroi librin shumë interesant “Fakte të qarta për të rinjtë dhe të vjetrit”.

Kellogu u ofron prindërve udhëzime se si ta trajtojnë vetë eksplorimin natyral të djemve të tyre në një kapitull të titulluar “Trajtimi për abuzimin dhe efektet e tij” një metodë që funksionon pothuajse gjithmonë me djemtë e vegjël, thotë Kellogg është “Syneti”. Ai deklaron: Operacioni duhet të kryhet nga një kirurg edhe atë pa anestezion, sepse dhimbja kohëshkurtër e operacionit do të ketë efekt të shëndetshëm në mendjen e djalit. Ky lloj operacioni (syneti) pa anestezion, për prindërit është terrorizim i djalit. Kellogg rekomandon aplikimin në disa kopje me fill/pe KatGut/argjendi, në një mënyrë ndalon ereksionin e parakohshëm. Me synetin, qepja e penisit të djemve ishte mjeti më i fuqishëm për t’i rezistuar tundimit, ereksionit të parakohshëm.

Syneti kohët e fundit në Amerikë vazhdon të jetë shumë i përhapur. Kjo është bërë një domosdoshmëri mjekësore. Në Amerikë syneti Neonatal hyri në Spitalet e Lindjes pa u vërejtur në vitin 1870 dhe në 1880, jo për arsye fetare dhe as për arsye mjekësore apo higjienike, që ka shumë arsye që pretendohet që kur të rriteshin fëmijët, syneti do të parandalonte irritimin/ngacmimin e parakohshëm të ereksionit. Kellogg ka shkruar edhe disa libra, si psh për vajzat e vogla që të mësoheshin të mos preknin klitorin.

Në vitin 1994 Jocelyn Elders u detyrua të japë dorëheqje nga posti i drejtorit të Surgeon General të Shteteve të Bashkuara, thjesht pse pohoi që masturbimi është pjesë e seksualitetit njerëzor. Masat, luftërat, ndalesat që janë marrë kundër masturbimit, si për vajzat ashtu edhe për djemtë, kanë shkaktuar dëme të shumta të pallogaritshme. Të gjitha vuajtjet, të gjitha masat që janë marrë, pa përjashtim ishin për asgjë. /Telegrafi/