LAJMI I FUNDIT:

Homoseksualët mund të dhurojnë gjak, por me këto kushte

Homoseksualët mund të dhurojnë gjak, por me këto kushte

Kushti që mundëson dhurimin e gjakut nga ana e homoseksualëve është të mos kenë pasur marrëdhënie seksuale në 12 muajt e fundit.

Burrat homoseksualë në të ardhmen nuk do të përjashtohen në mënyrë paushallë nga mundësia për të dhuruar gjak. Këtë e ka kërkuar organizata për dhurimin e gjakut në kuadrin e Kryqit të Kuq të Zvicrës (SRK).


Për të arritur këtë, ajo planifikon që gjatë ditëve në vijim t`i bëjë një kërkesë përkatëse autoritetit përgjegjës për mbikëqyrje Swissmedic.

Në vendet tjera perëndimore homoseksualët kanë të drejtë të dhurojnë gjak në rast të plotësimit të disa kushteve të caktuara, bën të ditur SRK.

Kjo do të bëhet e mundur jo më parë se në vitin 2018 edhe në Zvicër, transmeton albinfo.

Ndërsa kushti që mundëson dhurimin e gjakut nga ana e homoseksualëve është të mos kenë pasur marrëdhënie seksuale në 12 muajt e fundit.

Aktualisht personat e kësaj kategorie nuk kanë të drejtë të dhurojnë gjak nëse që nga viti 1977 e këndej kanë pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale me ndonjë mashkull.

Kjo rregull është vendosur nga rreziku për përhapjen e sëmundjeve që vijnë si rezultat i kontakteve të tilla.

Homoseksualët këtë rregull e konsiderojnë si diskriminues.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori