LAJMI I FUNDIT:

Holandezi i cili jeton pa ndonjë problem me zemrën e transplantuar 40 vite më parë, hyn në librin e rekordeve Guiness

Holandezi i cili jeton pa ndonjë problem me zemrën e transplantuar 40 vite më parë, hyn në librin e rekordeve Guiness

Pacienti më jetëgjatë me transplant zemre, i operuar në Angli ne vitin 1984, hyri zyrtarisht në librin e rekordeve Guinness, shkruan BBC.

Bert Janssen (57) nga Holanda jeton për gati 40 vjet me një zemër donatore, që iu transplantua në spitalin Harefield të Londrës.


Pas shfaqjes së simptomave të ngjashme me gripin në moshën 17-vjeçare, Janssen u diagnostikua me kardiomiopati, një trashje e muskujve të zemrës që e pengon atë të pompojë gjak nëpër trup.

Kardiologu i Janssen në Holandë ishte i lidhur me spitalin Harefield në Londër dhe pionierin e transplantit, profesor Magdi Yacouba, i cili kreu operacionin më 6 qershor 1984, kur pacienti mbushi 18 vjeç.

Në atë kohë, zemrat nuk ishin transplantuar ende në Holandë.

“Gjithçka shkoi shumë shpejt. Vetëm një javë pas mbërritjes në Harefield, dy zemra u bënë të disponueshme nga një aksident i madh automobilistik në Londër”, tha Janssen.

“Një zemër u përputh dhe u transplantua. Siç më thanë mjekët 30 vjet më vonë, duhet të ketë qenë një përshtatje e përsosur”, tha ai.

Janssen theksoi se zemra e re e lejoi atë të kthehej shpejt në një “jetë cilësore”. Ai luante tenis dhe volejboll dhe punonte me orar të plotë.

U martua me Petrën në vitin 1996, ka dy djem  Guido dhe Iv, ndërsa sot merret edhe me paraglajding.

Operacioni i tij ishte i 107-ti i këtij lloji në Harefield. I pari u krye nga Sir Magdi Yacoub në 1980 dhe qendra ka transplantuar mijëra zemra që atëherë.

Dr. Fernando Riesgo Gil, kardiolog dhe kreu i shërbimit të transplantit të zemrës në spitalin Harefield, tha: “Është lajm fantastik që një nga pacientët tanë të hershëm vazhdon të jetojë një jetë të plotë dhe të lumtur për shumë kohë pas transplantimit të tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori