LAJMI I FUNDIT:

“Hitleri në Ferr”

“Hitleri në Ferr”

Muzeu i historisë gjermane në Berlin, ka prezantuar pikturën “Kaini” ose “Hitleri në Ferr” të George Groszit, i cili emigroi më 1933 dhe u konsiderua i çoroditur nga nazistët.

Elementi kryesor është personazhi i ulur, një kombinim i diktatorit nazist dhe personazhit biblik Kain, vrasësi i parë në historinë njerëzore sipas Biblës.

Drejtori i muzeut, Raphael Gross, tha se piktura që muzeu kishte blerë nga familja e Grosz tregon “dimensionet katastrofike të vrasjeve dhe shkatërrimit në Gjermani nga perspektiva e artistëve në mërgim”.

Drejtoresha e Kulturës në Berlin, Monica Grutters, tha se puna e Groszit shpreh “tmerrin për mizoritë e kryera nga nazistët”. Ajo shtoi se blerja e veprës është një shenjë e kompensimit për krimet që nuk mund të rikuperohen kurrë.

Piktura tani është pjesë e një ekspozite të përhershme mbi regjimin nazist dhe Luftën e Dytë Botërore, raportoi dpa. /TeSheshi/