LAJMI I FUNDIT:

Historia prapa krijimit të produktit GPTZero, një mjet global që detekton tekstet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

Historia prapa krijimit të produktit GPTZero, një mjet global që detekton tekstet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

Vitin e kaluar, Edward Tian po kërkonte të bënte një projekt të ri interesant në mësimin e makinerive për ta mbyllur vitin e tij përfundimtar të studimeve në Universitetin Princeton.

Asokohe, 22-vjeçari, student i shkencave kompjuterike dëshironte të krijonte një mjet që kombinonte interesin e tij për Inteligjencën Artificiale dhe interesin në gazetari, transmeton Telegrafi.


Gjatë pushimeve të vitit të kaluar, Tian ndërtoi atë që do të bëhej mjeti kryesor për startupin e tij, GPTZero.

Teknologjinë që krijoi ai, përdor mësimin e makinerive për të skanuar një bllok teksti dhe për të zbuluar nëse teksti është shkruar nga një njeri ose përmes një mjeti me Inteligjencë Artificiale sikurse ChatGPT i kompanisë OpenAI ose Bard i Google.

Ai e lansoi produktin në muajin janar, dhe menjëherë fitoi popullaritet me 30 mijë përdorues që u regjistruan vetëm në javën e parë, tha për mediumin amerikan NPR në atë kohë.

Mësuesit në veçanti, e gjetën mjetin tepër të dobishëm pasi mund ta zbulonin se kur esetë ishin shkruar vërtet nga studentet e tyre apo edhe në detyrat e tjera, pasi skanerët e tjerë të zbulimit të plagjiaturës sikurse faqja e internetit Tutnltn.com nuk mund të detektonin tekstet e krijuara nga AI.

Gjiganti norvegjez Inspera ka blerë platformën me bazë në Kosovë, "Crossplag"
Lexo po ashtu Gjiganti norvegjez Inspera ka blerë platformën me bazë në Kosovë, "Crossplag"

Sipas Tian, mësuesit ishin adoptuesit më të hershëm të platformës së tij GPTZero.

“Duhet ta imagjinoni, kjo ishte përpara se Tutnltln të dinte se çfarë ishte zbulimi i tekstit të gjeneruar nga AI, dhe OpenAI as nuk po e merrte në konsideratë këtë fare”, tha Tian.

Ai ishte ndikuar edhe nga puna që kishte bërë një vit më parë në BBC.

Inxhinieri softuerik kishte punuar një vit në transmetuesin britanik për të hulumtuar për zgjidhje që do të ndalonin rrjedhjen e dezinformatave.

“Audienca e synuar për mjetin isha unë, në fakt”, tha ai, “sepse gjenim shumë dezinformata në internet dhe ky mjet do të kishte qenë vërtet ideal”.

Derisa interesi i klientëve dhe i mediave u rrit për produktin GPTZero, Tian e kuptoi se kishte ndërtuar diçka që mund të ishte një startup i plotë.

Ndonëse kishte ofertën për të punuar në fushën e gazetarisë pas përfundimit të studimeve, entuziasti rreth projektit GPTZero ishte shumë i madh.

Ai vendosi të bashkonte forcat me mikun e tij Alex Cui, i cili po kryente doktoraturën në shkenca kompjuterike në Universitetin e Torontos, për t’u fokusuar me kohë të plotë në GPTZero.

Cui braktisi studimet dhe u bë shef i teknologjisë në GPTZero. Këtë pranverë ata mblodhën një fond fillestar prej 3.5 milionë dollarësh i nisur nga kompanitë “Uncork Capital dhe Neo”.

CEO dhe themeluesi i firmës Lattice, Jack Altman; CEO i “Stability AI”, Emad Mostaque; CEO i “Reuters”, Tom Glozer; dhe ish-CEO i “New York Times”, Mark Thompson gjithashtu morën pjesë në raundin e investimeve.

Tian tha se ai e vulosi marrëveshjen për mbledhjen e fondeve të tij gjatë pushimeve të tij të pranverës në vitin e fundit të studimeve.

Në shtatë muajt që pas lansimit, Tian dhe Cui arritën të krijonin një ekip prej 12 punonjësish anembanë globit, shumë prej të cilëve janë zhvillues me kontratë në Ugandë, të cilët Tian i njeh personalisht, dhe një inxhinier të mësimit të makinerive me bazë në Kenia.

GPTZero detekton nëse një pjesë e tekstit është krijuar apo jo nga AI, duke kërkuar për dy cilësi, “grumbullimin”, mënyra se si është strukturuar një fjali në një bllok teksti dhe konfuziteti që mund të përmbajë një tekst.

Tian megjithatë thotë se nuk dëshiron që mësuesit ta përdorin vetëm këtë mjet nëse një nxënës ka vjedhur një shkrim. Derisa, shumë programe për detektimin e teksteve nga AI kanë dalë në treg pas lansimit të GPTZero, ato janë të mbushura me gabime.

Vetë mjeti i TurnItIn u kritikua për numrin e tij të lartë të “detektimeve të gabuara” në zbulimin e tekstit të krijuar nga AI, dhe vetë mjeti i OpenAI kishte aq shumë pasaktësi saqë është mbyllur që atëherë.

Megjithatë, mjetet e tjera të zbulimit të teksteve me AI janë përmirësuar. Huggernauti i AI Hugging Face ofron gjithashtu mjetin e vet detektues si dhe produkte të tjera si Originality.ai janë krijuar për industri specifike.

Tian dhe ekipi i GPTZero e pranojnë se gabimet mund të ndodhin edhe me produktin e tyre, por që fokusimi në zbulimin “njerëzor” mund të jetë një mënyrë për ta shmangur këtë.

Startupi lansoi mjetin e tij më të ri “Origin”, një shtojcë që mund të integrohet në Microsoft Word dhe të gjurmojë procesin e shkrimit të një studenti për të verifikuar se është prodhuar me të vërtetë nga ai person.

“Modeli ynë është përmirësuar sepse ne kemi ndërtuar kërkime të reja se si të përmirësojmë modelet e zbulimit të AI-s, kur të gjithë të tjerët kanë kopjuar dhe përdorur modelet aktuale të AI-s”, theksoi Tian.

Përveç tjerash, Tian dhe Cui kanë zgjeruar fushën e këtij produkti përtej detektimit të plagjiaturës për t’u bërë mjet më i gjerë zbulimi i AI-s.

Aktualisht GPTZero është falas për t’u përdorur për deri tekste deri në 5,000 karaktere, dhe çmimi për ndërmarrjet varion nga 9,99 dollarë në muaj në 19,99 dollarë në muaj, me një tarifë shtesë prej 14,99 dollarë në muaj për aksesin në API të zhvilluesit.

“Ideja këtu ishte që gjithmonë të ndërtonim teknologjinë më të mirë”, potencoi Tian, “dhe më pas t’ia jepnim sa më shumë industrive që po preken nga Inteligjenca Artificiale, duke përfshirë arsimin, financën, gazetarinë, sigurinë kibernetike dhe gjithçka tjetër”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Teknologji
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

Teknologji
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të

Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"

Teknologji
Kalo në kategori