LAJMI I FUNDIT:

Historia interesante e auto-stopistit “fantazmë”

Historia interesante e auto-stopistit “fantazmë”

Një “fantazmë e rrugës” thuhet se është duke e përndjekur një pjesë të qetë të një rruge në veri-perëndim të Anglisë. Sipas ekspertit paranormal dhe profesorit të Universitetit John Moores të Liverpool, Dr Rob Gandy, autostopisti “fantazmë” pretendohet të ketë qenë në të 30-tat e tij, kishte mjekër dhe sy të errët.

Takimet me këso figura perndjekëse janë disa nga përvojat më tmerruese për dëshmitarët, pasi ato figura priren të jenë jashtëzakonisht të vërteta, tha ai.


Dr Gandy ishte duke dokumentuar përballje e pashpjeguara në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, dhe citoi një histori veçanërisht tronditëse nga viti 1983. Në atë kohë, një shofer – i njohur vetëm si Mr M – po shkonte përgjatë një rruge bregdetare midis Ainsdale dhe Southport në Merseyside, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

Është një rrugë e hapur që është pothuajse tërësisht e drejtë për mbi 4 kilometra (2.6 milje), me kodra të larta në të dyja anët. Mr M dalloi një burrë të vetmuar që ecte vetë përgjatë rrugës bregdetare gjatë natës së errët dhe të stuhishme. Ai u ndal dhe i ofroi atij një xhiro për ta nxjerrë nga shiu i madh – një ofertë që u pranua.

Për LiverpoolEcho, Dr Gandy deklaroi: “Edhe pse sjellja e tij ishte normale dhe e qetë, ai kishte një shprehje të trazuar, gjë që Mr M ia bëri me dije atij që kishte dalë në një mot kaq të keq.” Autostopisti kishte një “theks të zonës Southport” dhe kur u fut në veturë, ai u ul pranë Mr M.

Tutje burri e kishte pyetur atë se nëse e dashura e tij mund t’u bashkohet atyre në veturë – edhe pse nuk mund të shihej askush përreth asaj zone. Mr M pranoi, dhe autostopisti doli nga vetura, eci drejt pjesës së bagazhit, nga ku ai u zhduk në mënyrë misterioze.

Dr Gundy shtoi: “U deshën afro 20 sekonda që Mr M të kuptonte se burri ishte zhdukur dhe se nuk kishte asnjë shenjë të të dashurës që ai e kishte përmendur. Rruga në atë kohë kufizohej me kodra të larta nga rëra, dhe thjesht, nuk kishte ndonjë vend ku ai burrë mund të kishte shkuar”.

Ka pasur një numër raportesh të ngjashme në të gjithë vendin, shtoi eksperti i ngjarjeve paranormale. Por ai tregon se ky rast i përmendur u fut direkt në gjashtë përballjet e tij më të frikshme me fantazma rrugore për të cilat ai ka dëgjuar ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Kalo në kategori