LAJMI I FUNDIT:

Historia e spiunazhit rus në Bullgari i kishte paraprirë rekrutimit të politikanit Nikolai Malinov

Historia e spiunazhit rus në Bullgari i kishte paraprirë rekrutimit të politikanit Nikolai Malinov

Serisë së arrestimeve të spiunëve rusë dhe deportimit të diplomatëve të tyre që kryenin aktivitete spiunazhin nën petkun e diplomatit, i kishte paraprirë arrestimi i Nikolai Malinov.

Që atëherë [9 shtator 2019], e deri me tani organet bullgare të sigurisë kanë deportuar gjashtë diplomat rusë që kryenin aktivitete spiunazhi nën petkun e diplomatit, si dhe kanë arrestuar gjashtë shtetas bullgarë që kryenin aktivitete spiunazhi për interesa të Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU).


Viteve të fundit, shërbimet inteligjente ruse kanë rritur agresivitetin e tyre kundër demokracive perëndimore, me theks të veçantë kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në të.

Një ndër shtetet ku shërbimet inteligjente ruse kishin vlerësuar se duhet ta rrisin aktivitetin e tyre ishte edhe Bullgaria, shtet anëtarë i NATO-s dhe BE-sw. Kwto shwrbime, kishin filluar piketimin e politikanëve bullgarë, të cilët do të luanin rolin e agjentëve influentë rusë.

Spiunazhi rus shton presionin ndaj vendeve të BE-së dhe NATO-s [Dokument]
Lexo po ashtu Spiunazhi rus shton presionin ndaj vendeve të BE-së dhe NATO-s [Dokument]

Në mesin e politikanëve bullgarë që ishin rekrutuar dhe kishin rolin e agjentit influent rus ishte edhe Nikolai Malinov, ish-deputet i Parlamentit bullgar nga radhët e Partisë Socialiste (BSP), i cili pas rekrutimit drejton organizatën joqeveritare pro-ruse “Lëvizja Nacionale Rusofilia”.

Malinov, kishe spiunuar për interes të Rusisë për mesë 9 vite, ndërsa gjatë 9 viteve të fundit kishte takime të shpeshta dhe kishte krijuar lidhje të ngushta me oligarkun rus dhe magnatin e medieve, Konstantin Malofeev dhe me Leonid Reshetnikov, ish-agjentin rus, ish-drejtuesin e Institutit Rus për Studime Strategjike (RIS), si dhe tani drejtuesin e shoqatës “Shqiponja me dy koka”.

Ai kishte pranuar para nga Malofeev dhe Reshetnikov për të siguruar informacione sekrete që kishin të bënin me aktivitetet e Qeverisë bullgare, NATO-s dhe anëtarëve tjerë të aleancës.

Malofeev dhe Reshetnikov punojnë me direktiva të shërbimeve sekrete ruse dhe Kremlint. Deri sa Malofeev i cili njihet edhe si magnat i mediave, shfrytëzon kapitalin e tij për blerjen dhe kapjen e mediave në rajonin e Ballkanit, Reshetnikov, përmes institutit RIS dhe tani së fundmi edhe shoqatës “Shqiponja me dy koka”, tenton të shtrij ndikimin rus në qeveritë e shteteve ballkanike, me qëllim ndërrimin e kursit euro-atlantik dhe rreshtimin në sferën e interesave ruse.

"Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse
Lexo po ashtu "Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse

Reshetnikov në Bullgari kishte si detyrë koordinimin e operacioneve të spiunazhit, që kishin si qëllim riorientimin e Bullgarisë, nga një anëtare e NATO-s dhe BE-së, në një shtet me orientim nga Rusia dhe Unioni i Euro Azisë.

Malinov me instruksione të Malofeev kishte shkuar në Beograd që të bisedonte me ish-bankierin bullgar Tsvetan Vasilev, i cili kërkohet nga drejtësia vendase. Qëllimi i vizitës ishte blera e një kompanie televizive bullgare, ku besohet që Vasilev ka aksione. Blerja do të bëhej përmes biznesmenit grek Yanis Karageorgis.

Politikani bullgar kishte vizituar edhe një herë Beogradin dhe atë në mars të vitit 2019, si panelit i konferencës “Bombardimi i Jugosllavisë-intervenim ushtarak humanitar ose agresion”, e që përkonte me 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve.

Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë, në mesin e tyre janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov
Lexo po ashtu Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë, në mesin e tyre janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov

Malinov u rreshtua në mesin e penalistëve serb e rus që gjykuan sulmet e NATO-s dhe intervenimin në Kosovë. Vlen të cekët se së bashku me Malinov pjesë e panelit në Beograd ishte edhe Alexei Kondratiev, i cili kishte marr pjesë në desantin e trupave ruse në Aeroportin e Sllatinës, si dhe kishte qenë kandidat i Rusisë për pozitën e Raportues për Kosovë në Këshillin e Evropës.

Ish-deputeti dy muaj pas arrestimit ishte liruar nga paraburgimi dhe i ishte lejuar udhëtimi për në Moskë, ku me 4 nëntor 2019 ishte dekoruar me “Urdhrin e Miqësisë” nga vet presidenti Vladimir Putin.

Pas lirimit të tij kishte reaguar prokurori i shtetit dhe kishte kërkuar hetim ndaj gjyqtarit Andon Mitalov, që e kishte liruar Malinovin dhe ja kishte mundësuar që të shkojë në Rusi edhe pse ishte i arrestuar dhe duke u hetuar për spiunazh.

Rasti ndaj Malinov është duke vazhduar dhe gjatë muajit shkurt 2021 ai ishte thirrur në seancë në gjykatë, ku ishte njoftuar me aktakuzën për spiunazh. Bazuar në ligjet në fuqi në Bullgari, vepra e spiunazhi mund të dënohet nga 5 deri në 15 vite burg. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori