LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë, në mesin e tyre janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov

Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë, në mesin e tyre janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov

Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë (SANS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë kryer operacionin në shkallën më të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgari, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mediat bullgare kanë raportuar se dy nga gjashtë të arrestuarit janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov.

Iliev, sipas të dhënave bullgare, ishte drejtuesi i grupit kriminal dhe ish-oficer i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU).

Zyra e Prokurorit bullgar njoftoi se grupi i spiunazhit përfshinë gjithashtu një drejtor të një regjistri për informacionin e klasifikuar në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë.

Operacion në shkallë të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgarisë
Lexo po ashtu Operacion në shkallë të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgarisë

Sipas shtypit bullgar, një pozitë të tillë e mban një person i quajtur Lyubomir Medarov.

Analisti i sigurisë Agim Musliu ka thënë për RTK-në se, aksioni i arrestimit të spiunëve rusë është për t’u përshëndetur.

“Siç jemi mësuar, kjo tashmë është bërë dukuri dhe unë besoj së iu shërben popujve të cilët i arrestojnë spiunët armiqësorë”, ka thënë Musliu.

Ai më tej ka shtuar se, Bullgaria është vend anëtare e NATO-s dhe për Rusinë përbën një interes të veçantë.

“Shërbimet e sigurisë së Bullgarisë janë treguar shumë profesionale dhe kanë kryer detyrën e tyre. Bullgaria është anëtare e NATO-s, dhe kjo nuk është asgjë për t’u habitur. Viteve të fundit, kjo është dukuri e zakonshme. Askush në rajon nuk po i do rusët apo spiunët e tyre, sepse ata ndjellin vetëm keq dhe natyrshëm e kërcënojnë NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai.

“Bullgarët, si shumica e sllavëve nuk i urrejnë rusët e as Rusinë, por arrestimi i spiunëve rusë tregon për vendosmërinë që po tregon ky shtet në raport me influencën malinje ruse”, ka përfunduar Musliu.

Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?
Lexo po ashtu Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?

Vlen të theksohet se më pak se dy vite më parë, edhe në Serbi, e cila njihet si aleate kulturore e Rusisë, ishte publikuar një video, ku një zyrtar i ambasadës ruse në Beograd po merrrte informacione nga një serb që vinte nga radhët e ushtrisë.

Georgy Kleban, nga ambasada ruse, ishte pjesë e GRU-së. Kjo ngjarje pati pezmatuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili publikisht kishte pyetur “Pse e tërë kjo? Nga një vend mik si Rusia, një gjë e tillë ka qenë pa sens”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori