LAJMI I FUNDIT:

Spiunazhi rus shton presionin ndaj vendeve të BE-së dhe NATO-s [Dokument]

Spiunazhi rus shton presionin ndaj vendeve të BE-së dhe NATO-s [Dokument]

Rusia ka shtuar presionin mbi shtetet evropiane me anë të inteligjencës.

Rasti i fundit në Bullgari, ku janë arrestuar gjashtë zyrtarë ka nxjerr dëshmi të reja për fokusin rus në Evropë.


Midis të arrestuarve ishin dy oficerë të forcave të armatosura, si dhe një ish-oficer i kundërzbulimit ushtarak të vendit. Ky i fundit akuzohet për rekrutimin dhe zgjerimin e një rrjeti agjentësh për inteligjencën ruse.

Po ashtu, një nga të arrestuarat është gruaja e udhëheqësit të grupit. Ajo është një shtetase ruse dhe mbante marrëdhënie me stafin e misionit diplomatik rus në Sofje.

Prokuroria bullgare ka nxjerr një video në YouTube me përgjime të telefonave dhe dokumente të cilat dëshmojnë fokusin e spiunazhit të Federatës ruse.

Interesimi më i madh i rusëve është nxjerrja e sekreteve nga NATO. Pushteti i Vladimir Putinit pretendon që ta rris agresivitetin e ndikimit rus, duke minuar vendet si Bullgaria, të cilat i quan “partnere”.

Dokumenti i komentuar nga RTK, tregon konkretisht për kërkesat e inteligjencës ruse.

Shërbimet ruse, përveç interesimit për sekretet e NATO-s ka vepruar edhe në organizimin e puçeve, demonstratave dhe nxitjen e trazirave në Ballkanin Perëndimor, si Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Nën akuzat e spiunimit, që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse.