Një histori e mahnitshme vjen nga ligat e ulëta gjermane të futbollit, me 29 vjeçarin Stanley Ratifo.

Ai luan si sulmues për ekipin e ligës së pestë Pforzheim dhe për shkak të origjinës së prindërve të tij, do të luajë për kombëtaren e Mozambikut në Kupën e Kombeve të Afrikës që do të mbahet në Bregun e Fildishtë.


Në turneun më të madh të futbollit afrikan, ku Senegali do të mbrojë kampionatin, Ratifo, i cili zakonisht luan para disa qindra njerëzve, do të luajë kundër disa prej yjeve më të mëdhenj të botës.

Ratiddo2

Ratifo ka lindur në qytetin gjerman të Halle, afër Lajpcigut, dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në ligat e ulëta gjermane dhe për një kohë ishte anëtar i ekipit të dytë të Kolnit.

"Është e vështirë të shprehet me fjalë. Fakti që unë mund të marr pjesë edhe në Kupën e Afrikës tani është një bekim nga Zoti", ka thënë Ratifo.

Kombëtarja e tij do të luajë në Grupin B kundër nënkampionëve aktualë Egjiptit, Ganës dhe Cape Verde.

337838150 2417721811723525 6334609401533340011 n

Ai do të luajë kundër Mohamed Salah në ndeshjen mes Mozambikut dhe Egjiptit. /Telegrafi/

telegrafi sport app