LAJMI I FUNDIT:

Historia e Muzeut “Marubi” (Video)

Historia e Muzeut “Marubi” (Video)

Në Shkodër ndodhet një prej muzeve më të vizituar në Shqipëri.

Në këtë muze mund të shihni rrëfimin e familjes Marubi dhe veprat e tyre në artin e fotografisë.


Na ishte njëherë Shqipëria: Ta rrëfesh historinë përmes fotografive të Marubëve (Video)
Lexo po ashtu Na ishte njëherë Shqipëria: Ta rrëfesh historinë përmes fotografive të Marubëve (Video)

Pietro Marubi, i njohur ndër shqiptarët si Pjetër, është italiani i cili hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri. Ai angazhon si ndihmës djemtë e Rrok Kodhelit, Matin dhe Mikelin. Meqë nuk kishte fëmijë, Pietro ia la studion Mikelit, i njohur më shumë si Keli. Pas Kelit, studion do ta trashëgojë Gegë Marubi e më 1952 do të bëhet pjesë e Kooperativës së Artizanatit. /Klan Kosova/