Pas një periudhe të gjatë përdorimi të mazutit dhe karburanteve të tjera, të cilat shkaktonin ndotje të ajrit dhe ndikime negative në shëndetin e qytetarëve, Spitali Rajonal i Pejës ka hequr përfundimisht lëndën djegëse të mazutit dhe ka kaluar në përdorimin e energjisë solare.

Ky projekt madhor në vlerë prej 143 mijë dollarësh është donacion nga Rotary Club Peja në bashkëpunim me Spitalin Rajonal të Pejës dhe 8 Klube Rotary nga vende të ndryshme të botës.


Kompania "Muqa solar", një lider në fushën e energjisë solare, ka realizuar instalimin e paneleve solare të cilësisë më të lartë, duke siguruar që ato të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase për nevojat energjetike të spitalit.

Në lidhje me finalizimin e këtij projekti drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Fazli Shala, ka theksuar se ka qenë një sfidë e madhe, por gjithashtu një mundësi për të sjellë një ndikim të madh në mjedisin dhe shëndetin e qytetit.

8835c1c8 8232 423d b8d3 97e583fa4575 Fazli Shala, drejtor i Spitalit Rajonal të Pejës

“Kur filluam të flisnim për këtë projekt, dukej se ishte një qëllim i paarritshëm. Por, pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh, jemi këtu sot dhe po e shohim realizimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm”, u shpreh Shala.

Ai shtoi gjithashtu se instalimi i paneleve solare nuk është vetëm një hap për përmirësimin e kushteve të punës në spital, por edhe një mundësi për të mbrojtur shëndetin e banorëve të qytetit, duke eliminuar ndotjen e shkaktuar nga djegia e karburanteve fosile.

bd7cda48 1e19 426e b0da 9484325a8e08 1 scaled

Sipas tij, përveç benefiteve mjedisore, ky projekt ka sjellë një kursim të madh të energjisë, duke e ndihmuar spitalin të bëhet më efikas dhe më i qëndrueshëm financiarisht.

Shala tha se tashmë, spitali përdor një kapacitet prej 200 kWh energji elektrike, që është energji e pastër solare, duke kontribuar në një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme.

Për rotarianët që kontribuuan në këtë projekt, ky është një moment i jashtëzakonshëm krenarie.

845a4d03 ec96 4283 8819 8697b624344d

Malcolm McGreevy, një nga rotarianët që ka ndihmuar në realizimin e këtij projekti, shprehu kënaqësinë e tij për suksesin e arritur.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që projekti ka përfunduar dhe se mundëm të kontribuojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shëndetit të komunitetit të Pejës”.

9b4a4414 80c5 482d b889 45ced3c63089 2 scaled Malcolm McGreevy, Cardiff Bay Rotary Club

Neshad Asllani nga Rotary Club Peja theksoi se puna e tyre bazohet në besueshmëri.

1c07f9c3 9f4c 490f 8554 94f557c8365d Neshad Asllani, Rotary Club Peja

“Edhe ky projekt, por edhe e gjithë puna jonë duhet të bazohet në besueshmëri. Këtu jemi para një prove të katër kërkesave, e cila është një udhërrëfyes për ne, për klubin Rotary dhe për biznesin që e udhëheqim. Ne duhet të bazohemi në të vërtetën”, u shpreh Asllani.

Edhe rotariani, Steve Jenkins shprehu kënaqësinë e tij pas realizimit të një projekti kaq madhor.

rotaru Steve Jenkins, Cardiff Bay Rotary Club

“Për ne ky ka qenë një projekt me të vërtetë i madh sepse ka mundësuar Rotary nga pjesë të ndryshme të botës për t’u bashkuar dhe për të bërë diçka që ka qenë në dobi të mjedisit për të gjithë ne, por edhe për njerëzit nga Peja. Ka përmirësuar perspektivat shëndetësore dhe sigurinë e tyre të ardhshme në zonë gjithashtu. Pra, ne kemi ardhur nga Cardiff Bay, por projekti është mbështetur nga klubet në të gjithë botën në Japoni, Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Suedi. Dhe për ne kjo është fantastike sepse do të thotë se është një projekt kaq i fuqishëm dhe i fortë i cili ka tërhequr kudo në botë”, tha ai.

Drejtori i kompanisë "Muqa solar", Xhevat Muqa, gjithashtu vlerësoi punën e realizuar dhe ndikimin që ka pasur ky projekt në qytet.

mucaj Drejtori i kompanisë "Muqa solar", Xhevat Muqa

“Jam jashtëzakonisht i lumtur kur i pamë videot se çfarë tymi ka pasur më herët dhe tash jo vetëm unë, por jemi të lumtur si staf, si ‘Muçaj’ kompani, si Rotarian, por mendoj që edhe menaxhmenti i spitalit do të jetë i lumtur...”, tha Muqa.

Ky projekt i suksesshëm në Spitalin Rajonal të Pejës është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkushtimit të komunitetit për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të pastër.

Spitali i Pejës, tani më ka vendosur një standard të ri për kujdesin shëndetësor dhe menaxhimin e resurseve në Kosovë. /Telegrafi/

46a97d7b 678e 4225 9b69 676ec7b3d524

86a5ac86 f62a 44cb 8ba1 0d01286acc52

abfdf155 a175 434b 9afd ef70f06b4ee7