LAJMI I FUNDIT:

Hiqet dogana për barna, por rriten çmimet e tyre

Hiqet dogana për barna, por rriten çmimet e tyre

Ministria e Shëndetësisë as pas nëntë muajve nuk ka arritur të bëjë një analizë në lidhje me efektin e ndryshimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh).

Ndonëse deklarativisht kjo ministri thotë që çmimet e barnave janë liruar, për produktet e njëjta qytetarët po paguajë këtë vit më shtrenjtë sesa viteve të kaluara, shkruan Koha Ditore.


Në barnatore fajin ua lënë depove farmaceutike, të cilat i faturojnë barnat me çmime më të larta sesa çmimi real. Ndërkaq MSH-ja nuk ka ende mekanizëm të kontrollit për çmimet e barnave në subjekte private.

Përveç qytetarëve që paguajnë më shtrenjtë, edhe vetë MSh-ja po paguan shumë më shtrenjtë këtë vit barnat përmes tenderëve publikë sesa viteve të kaluara.

Kjo për shkak të ndryshimit të bazës ligjore për blerjen e këtij lloj malli.