Kompania Rajonale e Mbeturinave "Pastrimi"-Njësia në Podujevë dhe Ndërmarrja Publike Lokale "Eko Llapi" i kanë hequr mbeturinat skaj Liqenit të Batllavës, të cilat janë hedhur nga persona të pandërgjegjshëm.

Ky intervenim është bërë me kërkesë të Komunës së Podujevës pas njoftimit nga ana e qytetarëve se në atë pjesë të fshatit Orllan janë hedhur mbeturina.


Komuna e Podujevës kërkon nga qytetarët që ta ruajnë mjedisin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pavend.

Njëkohësisht kërkon nga qytetarët që në rast se shohin persona që hedhin mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve ta lajmërojnë Inspektoratin, i cili do të shqiptojë gjoba ndaj ndotësve, siç parashihet me legjislacionin në fuqi./Telegrafi/

463396982 865054692476467 3883613764230097582 n

463528738 865054685809801 1119141067236034601 n

463516505 865054695809800 999077653398766031 n