LAJMI I FUNDIT:

Hino Toyota akuzoher për sjellje të pahijshme në një proces gjyqësor në SHBA

Hino Toyota akuzoher për sjellje të pahijshme në një proces gjyqësor në SHBA

Prodhuesi japonez i veturave Hino Motors Ltd, dhe kompania ëmë e saj, Toyota Motor Corp, janë akuzuar për një sjellje të pahijshme në një padi kolektive të ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë të ditur nga Hino gjatë së premtes.

Reuters raporton se padia në Distriktin Jugor të Florida, u ngrit në emër të atyre që blenë ose morën me qira kamion të Hino gjatë viteve 2004-2021 në SHBA, tha kompania në një deklaratë.


Ankesa nuk thotë se cila është shuma që paditësit kërkojnë ta rikuperojnë, por përmend shumen e përgjithshme e cila ka tejkaluar pragun prej 4.8 milion eurove që gjykata të ketë juridiksion, transmeton Telegrafi.

Një raport hetues gjatë i bërë gjatë këtij muaji nga një panel i komisionuar nga kompania thotë se Hino, filiali kryesor i Toyota ka falsifikuar të dhënat e emetimeve për disa motor, e të cilat datojnë që nga viti 2003, ose edhe para më shumë se një dekade.

Hino fajësoi një kulturë të brendshme të kompanisë dhe një dështim të menaxhimit drejt një angazhimi të mjaftueshëm me punëtorët, gjë që çoi në një mjedis i cili më shumë u jepte prioritet arritjes së planeve dhe objektivave numerike, sesa proceseve vijuese.

Paneli tha se hetimi i tyre shqyrtoi motorët me përmasa të mesme dhe të mëdha për tregun vendas, por nuk përjashtuan mundësinë e problemeve të njëjta edhe në tregun e jashtëm. /Telegrafi/