LAJMI I FUNDIT:

Hilary Duff tregon pse ndihet fajtore gjatë shtatzënive: “Duhet ta dija, është brenda trupit tim”

Hilary Duff tregon pse ndihet fajtore gjatë shtatzënive: “Duhet ta dija, është brenda trupit tim”

Kur Hilary Duff bëri përsëri flokët të kaltër, njerëzit menduan se kjo ishte shenjë për të treguar se fëmija i tretë që aktorja po pret është djalë, por në fakt jo

Ajo dhe bashkëshorti, këngëtari/producenti Matthew Koma, kanë vendosur të mos e zbulojnë gjininë e bebit, sepse “kjo kohë (referuar pandemisë) u duket e papërshtatshme”.

Në një intervistë, Hilary shprehet se ndihet fajtore, sepse nuk ka arritur t’i zbulojë ose parandiejë gjinitë e fëmijëve të saj, shkruan Buzz Feed.


“Duhet ta dija, është brenda trupin tim. Është fëmija im.”

Aktorja është tashmë nënë e Luca-s, 6 vjeç dhe vajzës Banks, 2 vjeç. Ky do të jetë fëmija i dytë me Matthew Koma dhe çifti shprehet se është tejet i emocionuar.

Nga ana tjetër, po kaq entuziastë duken dhe miqtë dhe të afërmit të cilët besojnë thuajse njëzëri se fëmija i dytë i tyre do të jetë djalë.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

A mund ta “parandjenjë” vërtet nënat gjininë e fëmijës?

Në një studim të 2017-ës nga Institucioni Kombëtar i Shëndetit në SHBA, me një popullatë jo shumë të madhe, 1026 gra, rreth 51% e tyre parashikuan saktë gjininë e foshnjave.

Megjithatë, ky rezultat dhe të tjera të ngjashme nuk arrijnë të demonstrojnë një rëndësi të madhe statistikore, sepse kur shanset janë 50/50, është e kuptueshme që parashikimet do të bëhen realitet në gjysmën e kohës.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)