LAJMI I FUNDIT:

Hijet misterioze në muze, të kapura nga kamerat me infra të kuqe (Video)

Hijet misterioze në muze, të kapura nga kamerat me infra të kuqe (Video)

Zyrtarët e një muzeu në Kinë, pretendojnë se prej fillimit të janarit, ka hyrë brenda galerive një hije misterioze.

Madje, ata tashmë janë të bindur për ndonjë aktivitet të pazakontë, pasi kamerat me infra të kuqe, kapën diçka të pashpjegueshme, transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë thënë se nuk kanë ndonjë shpjegim konkret, se çfarë mund jenë këto hije, por nuk kanë përjashtuar mundësinë për ndonjë lojë.

“Në këtë galeri hyjnë shumë njerëz, mund të kenë vendosur ndonjë reflektor që aktivizohet prej së largu”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Mirëpo, në atë hapësirë nuk është gjetur asnjë mjet apo gjurmë e dyshimtë. /Telegrafi/