LAJMI I FUNDIT:

Hiena e sulmoi në mes të meshës, 9 vjeçari nga Zimbabveja “humb’ gjysmën e fytyrës – mjekët e operojnë falas

Hiena e sulmoi në mes të meshës, 9 vjeçari nga Zimbabveja “humb’ gjysmën e fytyrës – mjekët e operojnë falas

Një djalë 9 vjeçar është sulmuar nga një hienë gjatë ndjekjes së një meshe në ambiente të jashtme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zimbabve, ku si rrjedhojë 9 vjeçari ka marrë plage të rënda në fytyrë, duke humbur  hundën, syrin e majtë, pjesën më të madhe të buzës së sipërme, pjesë nga balli dhe pjesë të tjera të fytyrës.

Në pamundësi të përballimit të një operacioni të specializuar jashtë vendit, nëna e djalit 9 vjeçar kontaktoi mjekët në Afrikën e Jugut fqinje, të cilët ranë dakord ta operonin atë falas në një klinikë private të Johanesburgut.

Djali  dërgua me aeroplan në Johanesburg të shtunën dhe u përshëndet nga stafi i spitalit duke kënduar himnin kombëtar të Afrikës së Jugut.

Mia (mjek kirurg)  dhe ekipi i tij do të kryejnë një operacion hulumtues të hënën, pas të cilit mjekët  do të përcaktojnë metodologjinë, që do të ndjekin.

Bëhet fjalë për një operacion kompleks dhe  pritet të zgjasë rreth 20 orë.

Sipas AFP, mjekët do të përdorin indet nga pjesët e tjera të trupit të 9 vjeçarit  për të rindërtuar nofullën, hundën, gojën dhe faqet e tij.

“Fatkeqësisht ai do të ketë shenja të shumta në fytyrë,” tha mjeku kirurg. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori