LAJMI I FUNDIT:

Hidhjani një vështrim shtëpisë së mrekullueshme me rrota!

Hidhjani një vështrim shtëpisë së mrekullueshme me rrota!

Ju do të kënaqeni me mënyrën se si është rregulluar

Hilda dhe Mihael kanë vendosur të jetojnë në një shtëpi me rrota që ata e ndërtuan vetë, dhe në këtë shtëpi ka gjithçka që iu nevojitet për të jetuar.


Ky çift pëlqen të udhëtojë dhe të qëndrojë në natyrë, dhe për të thjeshtuar mënyrën e tyre të jetës, ata vendosën të ndërtojnë një shtëpi të lezetshme dhe ta bëjnë shtëpinë e tyre të lëvizshme.

Shtëpia është në dy nivele, dhe të gjitha mobiliet janë shumë praktike për të kursyer hapësirë, transmeton Telegrafi.

Ekziston një hapësirë e shkëlqyeshme depozitimi në kuzhinë, ndërsa shkallët që çojnë në lart ku ndodhet dhoma e gjumit, gjithashtu kanë një hapësirë të shkëlqyeshme për depozitimin e gjërave.

Kjo shtëpi jashtëzakonisht praktike mund t’ju frymëzojë të bëni risi në shtëpinë tuaj, veçanërisht nëse jetoni në një ambient të vogël.

Kuadrati i qoshes është i palosshëm, ashtu si tryeza e vogël e ngrënies. Shtëpia gjithashtu ka rafte të larta që praktikisht kursejnë hapësirë.

Shihni gjithë shtëpinë në video.

/Telegrafi/