Bordi i FBK-së ka vërejtur parregullsi në kandidimin e Belegut respektivisht, falsifikim të nënshkrimeve që janë dhënë nga klubet për mbështetjen ndaj tij. Si rrjedhojë, të shtunën me 24 gusht, për kryetar të FBK-së, do të jetë vetëm një kandidat dhe ai do të jetë Blerim Vuniqi, raporton Zëri.

Alban Lumi dhe Agron Çeku kishin falsifikuar nënshkrimet e Ruzhdi Kuqit dhe Zenun Miftarit dhe kjo ka bërë që të rrëzohet kandidatura e Erolld Belegut ndërsa ndaj Lumit dhe Çekut është hapur procedurë disiplinore.


Nëse gjithçka shkon si duhet dhe bordi i FBK-së do të ketë kuorum të mjaftueshëm atëherë, ish basketbollisti dhe redaktori i lajmeve në RTK, Blerim Vuniqi pritet që të marrë udhëheqjen e FBK-së, për një mandat katër vjeçar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app