Hiti i ri i Lumi B tashmë ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.

Videoklipi i “Hi Lumi” u publikua në faqen e shpërndarjes së videove më 16 korrik, ndërsa aktualisht (kur po e publikojmë artikullin) numëron 1.007.722 klikime.


Pas kësaj kënge qëndron producenti i jashtëzakonshëm, Big Bang, i cili ka ditur të krijojë hite të shumta.

Miksimi dhe realizimi është bërë në RedBox Entertainment, ndërkohë që videoklipi është xhiruar nga Entermedia. /Telegrafi/