LAJMI I FUNDIT:

Hezitojnë të mbrohen nga COVID-19, statuja e Krishtit në Brazil “bartë” maskë – inkurajon të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë

Hezitojnë të mbrohen nga COVID-19, statuja e Krishtit në Brazil “bartë” maskë – inkurajon të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë

Coronavirusi që shpërtheu fillimisht në qytetin kinez Wuhan, për t’u përhapur më pas në tërë globin, ka bërë që qytetarët të izolohen nëpër shtëpitë e tyre dhe autoritetet e vendeve të ndryshme të aplikojnë masat preventive kundër COVID-19.

E derisa një pjesë e qytetarëve nuk po respektojnë edhe aq rekomandimet e ekspertëve shëndetësore siç është mbajtja e distancës fizike sociale dhe mbajtja e dorëzave dhe maskave mbrojtëse, autoritetet braziliane kanë ndërmarrë një veprim për t’i inkurajuar dhe vetëdijesuar qytetarët të jenë sa më të disiplinuar, transmeton Telegrafi.


Në statujën e famshme të Krishtit në Rio de Janeiro të Brazilit, autoritetet lokale përmes efekteve speciale dhe dritave laserike i kanë “vendosur” maskë në gojë Krishtit.

Kjo është bërë për të inkurajuar qytetarët që po hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë, ku si rezultat i moskujdesit po raportohen me qindra viktima të COVID-19 brenda 24 orëve. /Telegrafi/