LAJMI I FUNDIT:

Hetimi i krimeve të luftës, 15 aktakuza gjatë vitit 2023

Hetimi i krimeve të luftës, 15 aktakuza gjatë vitit 2023

15 aktakuza për krime lufte janë ngritur gjatë vitit 2023 nga Prokuroria Speciale. Tetë prej tyre të gjykimit në mungesë, kjo edhe po konsiderohet risi e vitit 2023, i cili lejon atë pa praninë e të pandehurit.

Gjykimi në këtë formë ndodhë për herë të parë në Kosovë dhe mund të procedohet vetëm pasi të dërgohen pesë ftesa në shtetin përkatës e të jenë shpallur në kërkim për hetim në procedurë penale për së paku gjashtë muaj në gazetën zyrtare.


Megjithatë, monitorues të këtij procesi deklarojnë se nuk është bërë mjaftueshëm në dënimin e kryerësve të krimeve të luftës. Të njëjtit kërkojnë nga institucionet që të shtohen resurset brenda departamentit që heton krimet e luftës.

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Supreme përfundimisht vërtetoi dënimin ndaj Zoran Vukotiq, i dënuar me 13 vjet burg për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është rasti i parë dhe i vetëm i dënimit për këtë lloj krimi nga gjykatat vendore.

Vitin që shkoi e konsideron të drejtësisë, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.

Gjykimi për krime lufte në Istog, dëshmitari rrëfen se si paramilitarët serbë e kishin hedhur në një grumbull kufomash
Lexo po ashtu Gjykimi për krime lufte në Istog, dëshmitari rrëfen se si paramilitarët serbë e kishin hedhur në një grumbull kufomash

“Vitin e kaluar ne e kemi quajtur vit të drejtësisë pikërisht përtej aktiviteteve tona të përditshme në fushën psiko-sociale, rehabilituese, drejtësinë tranzicionale, dokumentim, hulumtim, ne rëndësi të veçantë i kemi dhënë rasteve, të cilat kanë qenë të gatshme për të dëshmuar dhe për t’i hyrë procesit të kërkimit të drejtësisë. Natyrisht që pas 24 vjetësh nuk është e lehtë për të mbijetuarit e dhunës seksuale, qoftë për të hyrë në procesin e dëshmisë, qoftë për t’u ballafaquar me gjykatën, për faktin që ky proces është mjaft i ndjeshëm edhe kur nuk ka ndjeshmëri të institucioneve, bëhet edhe më i vështirë. Megjithatë, ne jemi munduar paralelisht për të punuar me të mbijetuarit, për t’i fuqizuar dhe për të kërkuar drejtësi dhe njëkohësisht për të punuar me policinë për krime lufte, me gjykatat në mënyrë që ata të kenë një qasje sensitive”, deklaron ajo.

Në vitin 2023 është shtyrë afati për aplikim të viktimave të dhunës seksuale pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimës së Dhunës Seksuale. Megjithatë, Rushiti konsideron se afatizimi është i padrejtë.

“Afatizimi ne mendojmë që është i padrejtë për faktin që edhe me konventa ndërkombëtare, e drejta në reperacion, sidomos në krimet e dhunës seksuale të luftës apo konfliktit, nuk parashihen për shkak të specifikave, ndjeshmërisë, tabuve, turpit që ekziston në raport me këtë krim. Edhe jo vetëm në Kosovë, në çdo vend të botës këto gra dhe burra që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës natyrisht që e kanë shumë të vështira të flasin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Prandaj edhe me konventa ndërkombëtare nuk parashihet të afatizohen”, shton ajo për KosovaPress.

Përveç kësaj, ajo thekson se edhe praktikat në rajon dëshmojnë qartë se afati nuk duhet limituar. Rushiti tregon se janë edhe gjashtë raste të tjera, të cilat janë në procese gjyqësore, ku është ngritur aktakuza për dhunim seksual.

“Ne i kemi edhe gjashtë raste të tjera, të cilat janë në procese gjyqësore, veç është ngritur aktakuza. Një nga ta e njeh dhunuesin dhe është duke pritur tash së fundmi të dal në seancë, ndërsa pesë nga gratë nuk e njohin fare, e njohin dhunuesin, por nuk janë prezentë në Kosovë, gjykimi do të bëhet në mungesë”, përfundon ai.

Dënime tjera jo, por Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare konsideron se ka pasur hetim më intensiv të krimeve të luftës.

“Nëse flasim për këtë vit, apo për 2023 dhe nëse e krahasojmë me vitet paraprake prej se i kanë marrë kompetencat Prokuroria Speciale, viti 2023 ka qenë me një intensitet më të lartë për arsye se janë ngritur gjashtë aktakuza ndaj personave që janë arrestuar, po ashtu janë ngritur edhe 8 aktakuza në mungesë. Në krahasim me vitet e kaluara ku janë ngritur një apo dy aktakuza. Pra, ky vit ka qenë ndoshta, edhe pse ka hyrë në fuqi Ligji për Gjykimin në Mungesë, kemi pasur më shumë rezultate në hetimin e këtyre rasteve. Tani më sigurisht edhe vitin e kaluar është krijuar Drejtoria e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ku më herë ka qenë vetëm njësia për hetimin e krimeve të luftës dhe në këtë drejtori kemi pasur edhe shtimin e hetuesve policor. Pra, numri ka shkuar rreth 30 policë hetues, ku pritet që kjo drejtori të fuqizohet deri në 40 policë hetues”, deklaron ai.

Teksa flet për numrin e prokurorëve që merren me krimet e luftës, Alija thotë se nuk është bërë mjaftueshëm për hetimin e krimeve të luftës.

I dyshuar për krime lufte, ftesë dhe aktakuzë për gjykim në mungesë për të akuzuarin Dejan Raçiq  
Lexo po ashtu I dyshuar për krime lufte, ftesë dhe aktakuzë për gjykim në mungesë për të akuzuarin Dejan Raçiq  

“Duke krahasuar me punën se çka është bërë gjatë këtyre viteve, që nga përfundimi i luftës e deri në ditën e sotme, proceset gjyqësore kanë arritur që të dënojnë vetëm 72 persona për krimet e luftës. Këtu përfshihen edhe institucionet vendore edhe ndërkombëtare. Pra, nuk është bërë mjaftueshëm në dënimin e kryerësve të krimeve të luftës, duke pasur parasysh se në kohën e luftës janë vrarë më shumë se 10 mijë viktima civile”, shprehet ai.

Mos-veprimi i akterëve të ndryshëm të cilët kanë pasur për mandat ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës ka krijuar amnisti. Kështu thotë Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili shton se më shumë ka pasur hetim të shqiptarëve se serbëve.

“Duke i pasur për bazë të gjitha të dhënat që dihet se viktimat në rastin e luftës në Kosovë kanë qenë numri më i madh, numri absolut më i madh ka qenë shqiptarë dhe dëmet kanë qenë te shqiptarët, ndjekja dhe gjykimi e ka pasur paradoksalisht qasjen e kundërt, për shkak se kemi pasur persona të akuzuar dhe të dënuar më shumë shqiptarë se sa serbë. Gjatë vitit 2023 e kemi pasur një risi, për shkak se ka hyrë në fuqi Kodi i ri i Procedurës Penale që ka lejuar edhe gjykimin në mungesë. Ka qenë edhe paraprakisht një plotësim-ndryshim i Kodit të Procedurës Penale që e ka paraparë çështjen e gjykimit në mungesë, mirëpo që nuk ka qenë mjaftueshëm i specifikuar dhe ka hasur probleme. Gjatë këtij viti i kemi pasur disa aktakuza të cilat janë ngritur në mungesë. Mirëpo, çështja e gjykimit në mungesë nuk është zgjidhja përfundimtare që duhet të jetë në kuptim të trajtimit të rasteve të krimeve të luftës”, shprehet Shala.

Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të përkrahet me resurse të mjaftueshme për hetimin e këtyre krimeve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zotohet se hetimi i krimeve të luftës është prioritet për qeverinë.

“Sikurse edhe në 2021 dhe 2022, ne kemi ndarë buxhet nga Ministria e Drejtësisë me ndryshim në buxhetin e Republikës së Kosovës për Këshillin Prokurorial. Dhe qëllimi ka qenë që të shtohen edhe katër prokurorë shtesë në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy persona staf teknik apo përkthyes që mund të ndihmojmë prokurorët për adresimin e këtyre rasteve. Ende edhe përkundër faktit që buxheti ka qenë i ndarë, ende nuk është bërë rekrutimi për këta persona. Dhe kjo për mua është e papranueshme, sepse edhe përkundër faktit që ne kemi ndarë buxhet, nuk ka tashmë asnjë justifikim në kuptim të buxhetit, atëherë cila është arsyeja që këta nuk e kanë plotësuar Departamentin për Krime të Luftës me staf shtesë”, tha Haxhiu.

Haxhiu thekson se Kosova për herë të parë me ligj ka Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës, ku shton se janë në fazën fillestare të hartimit të akteve nënligjore. Ministrja e Drejtësisë thotë se shpejt pritet finalizimi i strategjisë tranzicionale që do të merret me viktimat e luftës.

Nga Prokuroria Speciale deri më tani janë ngritur 33 aktakuza me rreth 90 të pandehur. Në Tribunalin e Hagës janë dënuar gjashtë eprorë serbë, të cilët kanë pasur hierarki të larta komanduese gjatë kohës së luftës, në pesë prej tyre ka pasur edhe vepra penale të dhunimit seksual. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori