LAJMI I FUNDIT:

Heshtet falja e katër hidrocentraleve

Heshtet falja e katër hidrocentraleve

Falja e katër hidrocentraleve me rastin e privatizimit të KEDS-it është heshtur nga institucionet e Kosovës për më shumë se dy muaj, që kur kishte raportuar për herë të parë gazeta “Koha Ditore”.


Në Prokurorinë Speciale kanë thënë se nuk është iniciuar asnjë hetim rreth përfshirjes së katër hidrocentraleve në pakon e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit.

Personat kyç të privatizimit nuk janë thirrur për intervistim dhe as institucioneve shtetërore nuk u janë kërkuar dokumentet e privatizimit.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, ka thënë se nuk ka një hetim për këtë çështje në Prokurorinë Speciale. /Telegrafi/