Dy ndeshje interesante janë luajtur të mërkurën në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Në Ferizaj janë takuar Kastrioti e Drenica, ndërsa ndeshja nuk ka dhënë fitues. Është mbyllur me rezultat të barabartë, 27:27. Pas pjesës së parë Drenica kishte dy gola epërsi (15:13), ndërsa edhe në të dytën ishte vazhdimisht në avantazh.
Vendasit vetëm kanë arritur të barazojnë rezultatin disa herë. Në minutën e 58-të rezultati ishte 27:25 në të mirë të Drenicës, por Kastrioti shënoi dy herë në fund për të barazuar rezultatin në 27:27. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.
Për Drenicën ishte barazimi i dytë, ndërsa për Kastriotin i pari. F. Mustafa shënoi 12 gola për Kastriotin kurse Sh. Mehmeti u dallua me efikasitet te Drenica duke realizuar 9 gola. Kastrioti është i katërti me 6 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të pestë.
Fitoren e parë në këtë edicion e ka shënuar Llapi. Llapi në Podujevë fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 29:27. Pas pjesës së parë llapjanët kishin 4 gola epërsi (16:12), por në të dytën Vëllaznimi u kthye e madje kaloi në epërsi.
Në minutën e 55-të rezultati ishte 27:24 në të mirë të Vëllaznimit. Por më pas Llapi shënoi pesë gola rresht dhe fitoi 29:27. A. Hoxha me 9 gola udhëhoqi Llapin. Te Vëllaznimi më efikasi ishte E. Lluka, po ashtu me 9 gola. Llapi është i nënti me 2 pikë kurse Vëllaznimi i shtati me 4 pikë.
Llapi – Vëllaznimi 29:27 (16:12)
Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 9, Hasani 4, Beshiri 1, E. Bogujevci, Berisha 4, A. Mani 1, Ademi 3, E. Havolli 5, Bajrami 1, Rexhepi 1
Vëllaznimi: Brahushi, Luzha 4, Spahija 3, Mamusha, Rama 2, Dukaj 5, Fana 4, Pozhegu, Lluka 9
Kastrioti – Drenica 27:27 (13:15)
Kastrioti: Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Qerimi 1, Hoxha 2, Selmani, Bislimi 3, Rudari 1, Mustafa 12, Brahimi 6, Bytyqi 2, Bega
Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 5, Mehmeti 9, Dubovci, Zekaj 5, Hamza 6, Sahiti, Binaku, Batatina, Baliu 2, Lladrovci, Zariqi, Hasani
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Carlo Ancelotti publikon formacionin kundër Bayern Munich dy orë para ndeshjes
Sa para do të humbiste Barcelona nëse përfundon e treta në La Liga
“Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro” – francezi legjendar këshillon Mbappen
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?