LAJMI I FUNDIT:

Helmimi i qytetarëve të Deçanit, në Spitalin e Pejës sot janë pranuar tre pacientë

Helmimi i qytetarëve të Deçanit, në Spitalin e Pejës sot janë pranuar tre pacientë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon pranimi i pacientëve me simptoma të helmimit nga Komuna e Deçanit.

Drejtori i këtij spitali, doktor Skender Dreshaj në një prononcim për Telegrafin ka treguar se sot në orët e mëngjesit janë pranuar tre pacientë.


“Sot në orët e mëngjesit janë pranuar tre pacientë të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor, pra janë me infuzion”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka treguar se gjatë ditës së djeshme në emergjencë janë pranuar 6 pacientë mbi moshën 18 vjeç, në pediatri kanë qenë 8 fëmijë.

Vazhdon paraqitja e pacientëve me simptoma të helmimit në Deçan, deri sot në mëngjes 114 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Lexo po ashtu Vazhdon paraqitja e pacientëve me simptoma të helmimit në Deçan, deri sot në mëngjes 114 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Nga të gjithë këta pacientë sipas Dreshajt, dy janë ndalur për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor. Dreshaj ka theksuar se gjendja e pacientëve me simptoma helmimi, kryesisht është e lehtë.

Ndryshe, situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rëndë.

Numër i madh i qytetarëve po vazhdojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë.

Kujtojmë se që nga dita e diele e deri më sot, numri i qytetarëve me simptoma të helmimit që janë paraqitur në QKMF në Deçan, ka kaluar mbi 2 mijë. Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente. /Telegrafi/