LAJMI I FUNDIT:

Hekuran Krasniqi hap televizion

Hekuran Krasniqi hap televizion

Së shpejti do të hapet televizioni “Heki Tv”, nga Hekuran Krasniqi.

Këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi, i ftuar në emisionin veror 21 Gradë, të RTV21, tregoi që ky vit nuk ishte aq i suksesshëm për të në aspektin e angazhimeve në dasma.


Këngëtari tregoi ekskluzivisht për RTV21, që do të hap një televizion muzikor dhe kulturor, që trajton vetëm këto tema.

“Jam fokusu në prodhimtarinë, në këngë dhe videoklipe dhe jam duke konsoliduar për të hap një televizion që ka me u titullu ‘Heki TV’, është i profilizuar dhe besoj që aty do të gjejnë hapësirë shumë kolegë tonë, të cilët do të shpërfaqin gjitha të mirat e tyre”, tha këngëtari.

Këngëtari gjithashtu zbuloi arsyen se përse mbanë gjithmonë kapelë, duke thënë se një kohë shkonte shpesh në lokalin e kolegut Genc Prelvukaj, dhe gjatë kohës që shikonte foto të ndryshme të artistëve që ishin në mur, ka pasur vështirësi të fokusohej tek një i vetëm, andaj kishte menduar një gjë që do ta dallonte nga të tjerët, e këtu kishte filluar përdorimi i kapelave për të.

Ai tregoi që kjo tashmë ju ka bërë në njëfarë “vesi”, madje ka edhe koleksion të tyre dhe dizajne të ndryshme të kapelave.

Këngëtari tregoi që një bashkëpunim i tretë me Fisnikët, i titulluar “Shqiptare”, së shpejti do të publikohet.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori