LAJMI I FUNDIT:

Hekuran Krasniqi: Kënga “Dosti jem” flet për vështirësitë e mbajtjes së një lidhjeje

Hekuran Krasniqi: Kënga “Dosti jem” flet për vështirësitë e mbajtjes së një lidhjeje

Hekuran Krasniqi dhe Egzon Pireci kanë folur për bashkëpunimin e tyre më të fundit “Dosti jem”.

Videoklipi, i cili ka tashmë dy javë që është publikuar, është xhiruar në malet e Nerodimes, afër fshatit Jezerc.


Hekuran Krasniqi në “Reload” në RTV Dukagjini, ka thurur lavde të mëdha për zonën dhe mikpritjen e banorëve.

“I falënderoj nga zemra që pos pamjeve të bukura nga ai vend, mund të them me plotë fjalë se ishin mikpritës deri në pikë të fundit. Mu duk vetja si para luftës kur njerëzit ishin aq mikpritës, unë e gjeta një ngrohtësi që nuk e kisha përjetuar qysh moti”, deklaroi këngëtari i shumë bashkëpunimeve të suksesshme.

Lajmet nga Hekuran Krasniqi
Lexo po ashtu Lajmet nga Hekuran Krasniqi

Duke komentuar tekstin e këngës së tyre të fundit, Hekurani thotë se mesazhi kryesor është për vështirësitë e mbajtjes së një lidhjeje.

“Mesazhi për çikat është që mos u çoni peshë se për t’u prishur është e lehtë, por për të mbajtur një lidhje është e vështirë. Mirë është të kënaqesh më atë që e ke, sidomos të rinjtë”, ka thënë këngëtari.

Hekurani ka folur edhe për bashkëpunëtorin e tij në dy videoklipet e fundit. Për Egzon Pirecin, ai ka thënë se është personi që e konsulton më së shumti për këto gjëra. Dy artistët janë duke planifikuar një projekt tjetër të përbashkët, por i një karakteri tjetër.

Hekurani ka thënë se do të ketë edhe një projekt të ri me grupin “Fisnikët”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori