Komuna e Prishtinë ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka shqiptuar, të premten, më 22.05.2026, katër gjoba me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nuk do të tolerojë ndotësit të cilët, siç thuhet në njoftim po ndotin lagjet dhe bllokojë hapësirat e qytetarëve.


“Inspektorati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese”- thuhet në njoftim.

Komuna fton qytetarët që të kontribuojn për një ambient të pastër dhe që të raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave përmes numrave 0800 12233; 0800 12244.