LAJMI I FUNDIT:

Haziri thotë se s’ka liberalizim të vizave në muajin mars

Haziri thotë se s’ka liberalizim të vizave në muajin mars

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur pesimist për liberalizimin e vizave gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

Haziri ka thënë se pa ratifikimin e Demarkacionit as që bëhet fjalë që kosovarët të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.


Këto deklarata kryetari i Gjilanit i ka bërë pas zotimit të Haradinajt, se heqja e vizave dhe krijimi i Ushtrisë do të bëhet gjatë muajit mars të 2018-ës.

“Pa ratifikimin e ligjit për demarkacionin as që bëhet fjalë. Tash është forcuar edhe kriteri i luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Haziri.

“Me këtë qeveri nuk bëhet fjalë që vizat të hiqen në mars”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, për Lajmi.net.