LAJMI I FUNDIT:

Haziri për LVV-në: Filluan të denigrojnë LDK-në e UÇK-në, po vazhdojnë të denigrojnë Gjykatën Kushtetuese

Haziri për LVV-në: Filluan të denigrojnë LDK-në e UÇK-në, po vazhdojnë të denigrojnë Gjykatën Kushtetuese
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e vendimeve kontraverze; dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti”.

Kështu tha i dyti në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, duke cilësuar me Gjykatën Kushtetuese si “jo kredibile” e “jo kompetente”.


Këto deklarime në “FIVE” të Dukagjinit i ka komentuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke thënë se nga Bsilimi “nuk pritet më mirë dhe nuk pritet më drejtë”.

Haziri ka treguar për rastet kur janë respektuar vendimet e Kushtetueses, ndonëse nuk janë pëlqyer.

“Një eksponent i lartë i një partie që shumicën politike në Kuvend, i emëruar në Qeveria vazhdon të dalë kundër institucioneve të shtetit, me kualifikime, denigrim dhe është pjesë e ‘mindseti’ të tyre politike, që të fillojnë me denigrime, me kualifikime të tilla në mënyrë që më bë institucionin e pabesueshëm”.

“Kjo është tragjike për kohën që po kalojmë. Nuk duhet të harrojmë që ky organ kushtetues i ka rrëzuar dy presidentin, në fakt presidentit Sejdiu, mes kryetari të LDK-së dhe presidentit, ia ka zgjedh të rikthehet në LDK-së në këtë dhe e ka lëshuar zyrën e presidentit. Po ka qenë roli Gjykatës Kushtetuese, presidentin Pacolli për shkak të proceduarve dhe lëshimeve procedurale që ka bërë Kuvendi dhe natyrisht Qeveria e Hotit. Dhe është respektuar nga të gjithë, është pëlqyer apo jo. veprime politike kanë qenë prej burrështetasve”, ka thënë Haziri.

Haziri, më tej ka thënë se ky denigrim i Gjykatës Kushtetuese nga Bislimi, vije për të krijuar mosbesim tek qytetarët në këtë institucion.

Sipas tij, VV-ja ka filluar të denigrojë LDK-në e UÇK-në dhe po vazhdon me organet e pavarura.

“Ata fillojnë me denigrim, me poshtërim. Kështu kanë filluar, ne si LDK, si rezistencë politike, historiku ynë ka treguar që rruga e jonë paqësore ka qenë e suksesshme. Këta kanë filluar me e goditë këtë rezistencë edhe me e poshtru çdo ditë, përmes formave dhe mënyra të ndryshme. Madje kanë filluar me denigru dhe poshtru rolin e ushtarit të UÇK-së, liberatorit të këtij vendi, deri në denigrim që me e kriju një mosbesim te qytetarët”.

“Tani janë në rolin e qytetarëve, në vend që të sillesh si burrështetas dhe të bëhet shembulli më i mriz i garantimit të funksionit të shtet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, ata vazhdojnë me metodat e njëjtat prej pozitës së qeveritarëve me e denigru organet e pavarura. Në ato ende ku ma mund me bo shkarkime, komisione të pavarura, borde duke fillu prej RTK-së deri të komisioni i Minierave dhe Mineraleve dhe bordeve regjionale jo që i kanë shkarkuar po vetë kryeministri i ka thirr nëpër intervista dhe është kujdes që të mos kalojë askush jashtë vijës politike që ai përfaqëson”, ka shtuar Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori