LAJMI I FUNDIT:

Haziri në Konventën e LDK-së: S’bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit

Haziri në Konventën e LDK-së: S’bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Konventa Programore e kësaj partie që u mbajt sot në Gjilan, ka dëshmuar se “LDK do ta bëjë rikthimin e madh”.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se LDK-ja nuk do të bëhet asnjëherë ‘kukull’ e pushtetit.


“Përkundër faktit që në Gjilan jemi opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm,  i cili e fituar një zyre por e ka humbur qytetarin”, ka shkruar ai.

“Në këtë Konventë madhështore, e konfirmojmë kështu bashkë e me unitet të plotë se ne nuk bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit sepse nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik”.

Sipas tij, është shqetësues që asnjë investim i ri brenda dhjetë muajve nuk ka ndodhur deri sot në Gjilan nga kjo administratë.

“Po administrojnë me Komunën siç po administron me Republikën shefi i tyre politik. Është fatkeqësi dhe zhgënjim i madh për qytetarët se ky vit është i humbur për Gjilanin. Interesi ynë është që ky vit i humbur të kompensohet me bashkëpunim e aktivizëm, duke u bazuar në rregullore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, shtoi Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori