LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Ndarja e ministrive do të bëhet në takim mes dy kryetarëve, një ministër serb dhe një tjetër nga komunitetet pakicë do të jenë në Qeverinë e ardhshme

Haziri: Ndarja e ministrive do të bëhet në takim mes dy kryetarëve, një ministër serb dhe një tjetër nga komunitetet pakicë do të jenë në Qeverinë e ardhshme

Në takimin ndërmjet grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbyllur të gjitha çështjeve të cilat kanë mbetur të hapura për programin qeverisës.

Lutfi Haziri nga LDK ka thënë se me këto takime kanë ndërruar standardin e formimit të koalicioneve.


“Sot kemi arritur me i përmbyllë politikat sociale, çështjet që lidhen me draft kornizen e marrëveshjes së koalicionit të pritur mes LDK-së e LVV-së. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme e ekipeve punuese. Kemi ndërruar standardin e koalicioneve, kulturën e ndërtimit nga e kaluara, sepse po punojmë në ndërtimin e themeleve të bashkëpunimit. Ideja është që të përafrojmë dy partitë kryesore, dhe të definojmë çështjet që lidhen me politika zhvillimore, politika të kthimit të shpresës që është e dëmtuar nga e kaluara”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Haxhiu pas takimit: Jemi dakorduar 100 për qind për programin qeverisës, në fillim të javës së ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion
Lexo po ashtu Haxhiu pas takimit: Jemi dakorduar 100 për qind për programin qeverisës, në fillim të javës së ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion

Haziri ka folur edhe për ndarjen e përgjegjësive ku ka thënë se kjo do të vendoset në takim të kryetrarëve të partive.

“Ndarja e përgjegjësiove, struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në takimin e kryetarëve. Janë çështje që janë përfshirë në draft kornizën e marrëveshjes. Janë çështje të dy anshme dhe natyrisht që është njëra prej pjesëve të punës sona, por më e rëndësishmja për LDK-në janë politikat sektoriale, programi qeverisës, parimet kryesore në vendosjen e dialogut, raportet me Serbinë, politikat integruese në BE dhe NATO. Pjesa e dytë e punës besoj që është hap që do të byllet pa asnjë problem. Të gjitha çështjet që lidhen me strukturën qeverisëse me 12 ministra me një zëvendëskryeministër dhe me ndarje të detyrave kushtetuese, janë çështje që do të zgjidhen nga lidereët”, është shprehur ai.

I pyetur se a do të jetë Lista Serbe në Qeveri, ai tha se do të jetë një ministër nga Lista Serbe dhe një nga minoritetet pakicë.

“Lidhur me minoritetet ne do t’i zbatojmë të gjitha obligimet kushtetuese. Do të diskutohet me të gjitha partitë e minoriteteve, i mandatuari për kryeministër do ta merr atë detyrë. LDK dhe LVV e bëjnë shumicën parlamentare, besojmë se do të ketë qeverisje të qëndrueshme. Lista Serbe se çfarë statusi do të ketë në Kuvend, është çështje që është vendos tashmë. Ata do të përfaqësojnë minoritetet shumicë pra komunitetin serb në Kuvend. Do të ketë ministër serb në Qeveri dhe do të ketë ministër të pakicave që vijnë nga komunitetet tjera që të integrohen të gjitha forcat politike. Ndërsa lidhur me çështjen e Presidentit, nuk është çështje që na dallon. Është tejkaluar. Por kjo do të diskutohet në takim me kryetarët”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori