Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot Qendrën Operative Emergjente dhe Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë, duke e ngritur në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë dhe mobilizimit ndërinstitucional për përballje me Covid-19.
Haziri ka thënë se vendimet dhe urdhëresat e Qeverisë së Kosovës do të zbatohen në përpikëri nga Komuna, derisa ka bërë thirrje për një plan emergjent të Qeverisë së Kosovës që të vaksinojë masivisht qytetarët, për të krijuar imunizim kolektiv, si e vetmja mënyrë për të përballuar më lehtë virusin COVID-19.
“Nga sot nis zbatimi i masave të reja në shkallën më të lartë të emergjencave, në përputhje me numrin shumë të madh të të infektuarve dhe të vdekurve në vendin tonë dhe veçanërisht në Komunën e Gjilanit. Deri tani rreth 40 për qind e qytetarëve të Gjilanit janë vaksinuar dhe apelohet që edhe më tutje të vazhdojë vaksinimi për ta krijuar imunizimin e përgjithshëm. Sot Gjilani shpall gjendjen e emergjencave të nivelit të tretë dhe është e nivelit më të lartë, që lidhet edhe me vendimin e qeverisë, por edhe me numrin e madh të rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve na detyron të intervenojmë. Qendra Operative e Emergjencave funksionon 24 orë dhe 7 ditë në javë deri në stabilizim të gjendjes, në koordinim me të gjitha njësitë e emergjencave ndërinstitucionale të Gjilanit”, ka theksuar kryetari Haziri.
Ai më tej ka theksuar se Komuna e Gjilani tme të gjitha kapacitetet dhe mbështetjen do të jetë e fokusuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të preventuar mbingarkimin e Spitalit të Përgjithshëm, sikur që është zotuar për mbështetje edhe ndaj këtij institucioni shëndetësor, duke bërë thirrje në nivelin qendror të qeverisë që të veprojë me urgjencë që t’i mbështes Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, që jep shërbime shëndetësore për gjithë Anamoravën dhe Kosovën Lindore, me të gjitha kapacitetet që të jetë sa më e lehtë menaxhimi i gjendjes.
Haziri, në emër të të gjitha institucioneve në nivelin lokal dhe të qytetarëve të komunës së Gjilanit, ka shprehur ngushëllime për të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në betejën me Covid-19, duke garantuar se Komuna e Gjilanit është pranë të gjitha këtyre familjeve që ta përballojnë këtë ndarje të rëndë prej anëtarëve të tyre të familjes.
Përndryshe, në këtë takim kanë raportuar edhe drejtori Klinik të Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismajli, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, dr. Ajhane Sefiu, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr. Arbenita Hajdari, komadanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi dhe anëtarët tjerë, të cilët kanë konfirmuar angazhimin maksimal për t’u dhënë mbështetjen profesionale dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore.
“Në këtë kohën kur numri i të infektuarve është gjithnjë në rritje, apelojmë te të gjithë të infektuarit që me urgjencë të vet-izolohen, të marrin shërbimet shëndetësore nga ekipet mjekësore dhe të mos jenë shkaktar të shpërndarjes së virusit dhe infektimit të anëtarëve të familjes, kolegëve të punës apo rrethit ku jetojnë. Kërkojmë që t’i nënshtroheni vaksinimit si rrugë e vetme dhe e domosdoshme për të tejkaluar këto problem me virusin Covid-19”, ka qenë apeli i tyre.
Në bazë të statistikave në Komunën e Gjilanit janë 1563 raste aktive, të shtruar në spital janë gjithsej 131 pacientë, derisa ndihmën ditore të ekipit të mjekut janë duke e kërkuar rreth 80 pacientë që po trajtohen në shtëpi, derisa të vaksinuar deri tani janë 42 mijë e 496 qytetarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë