LAJMI I FUNDIT:

Haxholli: Agim Bahtiri mund të shkojë në balotazh (Video)

Haxholli: Agim Bahtiri mund të shkojë në balotazh (Video)

Opinionisti Fatmir Haxholli, në emisionin Debat D+”, ka vlerësuar se kryetari i deritashëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri do të shkoj në balotazh, sepse vota i ndahet në tresh.

“PDK ka kandiduar një kandidate të mirë dhe si parti është mjaft e organizuar. Kurse edhe LDK ka ushtruar një aktivitet mobilizues dhe ka një kandidat të mirë. Ndërsa, vetë Bahtiri ka treguar se di të bëjë fushata të mira dhe të mobilizojë elektoratin. Prandaj them se tre kandidatët kanë gjasa të shkojnë në balotazh”, tha Haxholli, transmeton Telegrafi.


Këto komente Haxholli i bëri në RTV Dukagjini, ku sonte u debatua se në cilën komunë pritet të ketë garë më të fortë,  për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Për të debatuar lidhur me këtë temë, Ermal Panduri ka ftuar në studio panelistët: Imer Mushkolaj, Arben Ahmeti, Fatmir Haxholli dhe Arton Demhasaj. /Telegrafi/

Për të parë videon kliko KETU