LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu thotë se qeveria Hoti nuk mund ta shtyjë përpara procesin e Vettingut për shkak se kanë njerëz me akuza

Haxhiu thotë se qeveria Hoti nuk mund ta shtyjë përpara procesin e Vettingut për shkak se kanë njerëz me akuza

Albulena Haxhiu ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti duke thënë se ka dështuar në temat kryesore në vend si menaxhimi me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike dhe për skandalet që sipas saj i ka kjo qeveri në kapjen e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Ish-ministrja e Drejtësisë, njëherësh anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është deklaruar edhe rreth procesit të Vettingut që pritet të bëhet në sistemin e drejtësisë.


Haxhiu u shpreh pesimiste sa i përket këtij procesi që ka nisur gjatë kohës sa ajo ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

“Unë kisha krijuar një ekip të njerëzve përgjegjës që kanë integritet moral dhe profesional, ata në momentin kur është rrëzuar qeveria Kurti i kanë pasur edhe 10 ditë në dispozicion për të dorëzuar raportin e tyre të parë se si mund të bëhet Vettingu në Kosovë. Por ministri aktual i Drejtësisë, Selim Selimi i detyroi ata të dorëhiqen ndonëse janë persona të dëshmuar profesionalisht për faktin se nuk pranoj punën që ata kishin bërë. I shtoj në grupin tjetër diku edhe 30 persona dhe fillesat e kësaj pune ishin të trajtojnë çështjen e Vettingut në sistemin e drejtësisë, tash është përgatitur një raport nga ky grup. Unë nuk e kam parë këtë raport besoj që shumë shpejt Ministria e Drejtësisë do ta bëjë publike”, tha ajo.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së gjatë emisionit “Përballje” në Telegrafi Foto: Ridvan Slivova

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, thotë se në qeverinë Hoti nuk ka interesim për të pastruar sistemin e drejtësisë.

“Pavarësisht punës që kanë bërë ekipi i caktuar unë nuk jam e bindur që një qeveri aktuale si kjo mund ta shtyjë përpara çështjen e Vettingut. Një qeveri që ka të përfshirë njerëz me afera të ndryshme me akuza të ndryshme, natyrisht që nuk ka as interesin më të vogël për ta pastruar sistemin e drejtësisë”, deklaroi Haxhiu.

Gjatë intervistës për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, Haxhiu kritikoi Qeverinë Hoti edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Qeveria aktuale ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, numri i rasteve me coronavirus po rritet në vazhdimësi, sepse ka aplikuar metoda të cilat nuk janë në favor të situatës aktuale, të hapen të gjitha pa asnjë plan, pa asnjë strategji, pa veprime konkrete, në aspektin ekonomik shumë qytetarë kanë humbur vendin e punës, kanë pasur zvogëlim të pagave, nuk ka pasur ndihmë për bizneset e vogla dhe të mesme. Ndihmat kanë shkuar për bizneset e mëdha që nuk janë prekur shumë nga pandemia. Nuk kemi pa një plan konkret”, potencoi ajo.

Megjithatë, Haxhiu thotë se fat i mirë është që qeveria Hoti nuk ka jetëgjatësi, dhe se beson që në muajt të parë të vitit 2021 vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori