LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Thaçi e Mustafa rrëzuan Qeverinë Kurti – do të rikthehemi edhe më fuqishëm

​Haxhiu: Thaçi e Mustafa rrëzuan Qeverinë Kurti – do të rikthehemi edhe më fuqishëm

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur pas rrëzimit të Qeverisë Kurti sonte përmes mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja e Isa Mustafës.

Haxhiu ka akuzuar direkt presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa se qëndrojnë prapa rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ajo tha se kanë punuar me ndershmëri që nga 3 shkurti kur ishte votuar Qeveria, ndërsa ka siguruar qytetarët e vendit se Lëvizja Vetëvendosje do të kthehet edhe më fuqishëm në të ardhmen.

“Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin. Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me ndershmëri e përkushtim.

Votohet mocioni - bie Qeveria Kurti
Lexo po ashtu Votohet mocioni - bie Qeveria Kurti

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.

LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye g jirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur”, ka shkruar Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori