LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Thaçi dukej në siklet të madh, i dridhej zëri

Haxhiu: Thaçi dukej në siklet të madh, i dridhej zëri

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi rreth vendndodhjes së kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu, ka ironizuar me kreun e vendit duke thënë se presidenti i vendit dukej në siklet të madh.

“Thaçi dukej në siklet të madh, edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur!”, ka shkruar Haxhiu.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka paralajmëruar sot arrestimin e Pacollit nëse ai ka hyrë ilegalisht në Kosovë, në kohën kur pritet të formohet qeveria e re.

Sveçla i bëri thirrje Pacollit të tregojë vendndodhjen e tij.

Pas kësaj, erdhi reagimi i presidentit Thaçi, i cili në një bisedë telefonike në emisionin Debat Plus në Dukagjin i ka quajtur shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli është futur me të në Kosovë.

“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli.

Presidenti Thaçi reagon ashpër: Sveçla le ta merr Kurtin, i pres në shtëpi
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi reagon ashpër: Sveçla le ta merr Kurtin, i pres në shtëpi

Thaçi ka thënë se Sveçla “mos t’ia mësyjë i vetëm shtëpisë së tij, por le ta merr edhe Kurtin”.

“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori