LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Shumica e deputetëve që nënshkruan kërkesën për debat kanë nga 2-3 pasaporta

Haxhiu: Shumica e deputetëve që nënshkruan kërkesën për debat kanë nga 2-3 pasaporta

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se mund të konstatojë se 80 për qind e atyre që kanë parashtruar kërkesën për debatin e sontëm parlamentar i kanë nga dy a tri pasaporta dhe se ata nuk e kanë hallin që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm.

Bekim Haxhiu tha se për mosliberalizimin e vizave determinuese janë edhe rrethanat në Evropë.

Ai theksoi se këto rrethana tre vite më parë ishin në favor të Kosovës.

“Edhe disa nga deputetët e LDK-së që nuk e dëgjuan Isa Mustafën por Ramus Haradinajn, mos harroni që kjo na pamundësoi që të plotësojmë kriterin për liberalizim vizave”, tha ai.

Sipas Haxhiut, ky debat po bëhet nga disa me synimin për të shkuar në zgjedhje.

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave.

Partitë opozitare i bënë thirrje pozitës të marrë përgjegjësitë për dështimin me liberalizimin dhe Interpolin.

Partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas dështimit për liberalizimin e vizave.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha dje në Prishtinë se qytetarëve të Kosovës mund t’u hiqen vizat në vitin 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori