LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i reagon Deliu-Kodrës: Do ta bëj publike raportin financiar, veprimi i mirë do të ishte kthimi i mjeteve që i ke përfituar paligjshëm

Haxhiu i reagon Deliu-Kodrës: Do ta bëj publike raportin financiar, veprimi i mirë do të ishte kthimi i mjeteve që i ke përfituar paligjshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e paditi për shpifje lidhur me deklaratën e saj se ajo ka marrë 2.500 euro mëditje pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krim.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se do ta publikojë raportin financiar, i cili siç u shpreh ajo dëshmon që Deliu-Kodra nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve të Komisionit.

Haxhiu e akuzoi se kishte marrë 2500 euro pa shkuar në Komision, Deliu-Kodra e padit për shpifje ministren
Lexo po ashtu Haxhiu e akuzoi se kishte marrë 2500 euro pa shkuar në Komision, Deliu-Kodra e padit për shpifje ministren

“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë.


Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar Haxhiu.

Po ashtu përmes reagimit të saj, Haxhiu theksoi se veprimi i duhur i Deliu-Kodrës do të ishte “Kthim i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”.

“Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht.

Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori