LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu për uljen e pagave: S’mund ta mbajmë në jetë një vendim të paligjshëm

Haxhiu për uljen e pagave: S’mund ta mbajmë në jetë një vendim të paligjshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shfuqizimi i vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, nga Qeveria Kurti është bërë pasi ky vendim ka qenë i paligjshëm.

Në një konferencë për media, Haxhiu është shprehur se “s’mund ta mbajmë në jetë një vendim i cili është i paligjshëm”, megjithatë ka thënë se me Ligjin e Pagave do të rriten pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, raporton Telegrafi.


“Ligji i Pagave rrit pagat për gjyqtarët dhe prokurorët e ne s’mund ta mbajmë në jetë një vendim që është i paligjshëm. Përmes reformës në administratën publike synojmë të kemi paga të barabarta, dinjitoze për të gjithë”.

“Kjo nismë reformuese shmangë abuzimin, rritjet aksidentale dhe arbitraritetin në këtë proces të rëndësishëm”, është shprehur ajo.

Tutje, Haxhiu ka thënë se në kohën kur është votuar ky vendim në Qeverinë Haradinaj, qëllimi ka qenë që t’ia rrisin pagën vetes.

“Pra, ish-kryeministri Haradinaj dhe ministrat e tij fare s’kanë qenë në dijeni ky vendim do t’i rriste pagat edhe në sistemin e drejtësisë. Duke qenë se ka qenë konflikt i drejtpërdrejt i interesim ne e kemi kundërshtuar”, ka deklaruar tutje ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori